Ministri i Financave Avdullah Hoti ka deklaruar se për shkak të bllokadës në Kuvendin e Kosovës është një kosto që po bartin qytetarët dhe bizneset. Ai ka paralajmëruar se nëse vazhdon ky trend në kuvend, do të rrezikohet perceptimi pozitiv që është krijuar për ekonominë në vend, si dhe implementimi i marrëveshjeve financiare ndërkombëtare.
Ligji i prokurimit i proceduar në Qeveri gjatë kësaj jave, konsiderohet nga ministri i financave, si reforma më e madhe që ka ndodhë në prokurim që nga paslufta, përmes së cilit synohet të kursehen rreth 12 për qind e parasë publike. Sipas ministrit Avdullah Hoti, ekonomia e Kosovës po rritet me një normë mesatare prej 3 për qind, duke treguar kështu luftim të informalitetit dhe rritje të ekonomisë formale.
Duke thënë se kanë pas një performancë të jashtëzakonshme sa i përket të hyrave tatimore, në një konferencë për media, ministri Hoti tha se pa u ndryshuar ligji i financave publike, që tashmë është dorëzuar në kuvend, nuk kanë mundësi të dorëzojnë në kuvend buxhetin e 2016’ës, që sipas tij përmban projekte të mëdha kapitale.
Ai tha se marrëveshje ndërkombëtarët nuk mund të gjejnë zbatim derisa kuvendi është në bllokadë. E për këtë, ministri Hoti tha se n? ?se vazhdon kjo situatë, atëherë do të iu krijojë probleme në implementim.
Në konferencën e sotme të thirrur për të fol për ligin e ri të prokurimit dhe kursimeve e të hyrave tatimore, Hoti tha se ku ligj do të arrijë të kursejë rreth 12 për qind të shpenzimeve publike.
“Kjo për ne është shumë rëndësishme sepse janë rreth 700 milionë euro në baza vjetore që prokurohen nga Qeveria e Kosovës dhe përmes këtij ligji të ri, që shpresoj që shpejtë do të kalojë në procedurat tjera në kuvend dhe të hy në fuqi, do të rritet efikasiteti i procedurave të prokurimit, do të kemi kursime shumë të mëdha të parasë publike. Vlerësimet tona të para janë që ky ligj do të arrijë të kursejë rreth 12 për qind të shpenzimeve publike që shkojnë përmes prokurimeve që në total është rreth 80 milionë euro”, tha ai.
Hoti bëri të ditur se pjesë e këtij ligji të ri do të jetë aplikimi i prokurimit elektronik. Ai tha se presin që në janar të vitit të ardhshëm të fillojnë me aplikim të plotë të prokurimit elektronik.
Ai tha se kjo aplikimi i prokurimit elektronik do të mundësojë që çdo aplikim të jetë plotësisht transparent në mënyrë që vet kompanitë që konkurrojnë për të marrë projekte prej organizatave buxhetore dhe ta vlerësojnë njëra tjetrën.
Hoti shtoi se me këtë projektligj mundësohet që të gjitha veprimet e zyrtarëve të prokurimit të jenë të gjurmueshme në sistem.
“Kemi rritje prej 7.8 për qind të të hyrave, prej të cilave 11.1 për qind ka rritje të të hyrave në ATK, ka dhe 7.3 për qind rritje të të hyrave në dogana. Në një situatë kur ekonomia e Kos ovës po rritet me një normë mesatare rreth 3 për qind, pra kemi trefish me shumë të hyra sesa rritja nominale vjetore e aktivitetit ekonomik në vend që është një shenjë e luftimit të informalitetit dhe të rritjes së ekonomisë formale”, tha ai.
Sipas tij, Qeveria ka pasur kursime prej 4.8 në shpenzimet për mallra dhe shërbime, kurse në kategoritë tjera shpenzimet po shkojnë sipas trendit të paraparë.
“Nëse vazhdon kështu, vërtetë do të na krijojnë probleme se pse janë plot ligje, vetëm prej ministrisë së Financave janë 4 marrëveshje financiare ndërkombëtare me institucione të ndryshme. Me Gjermaninë, Luksenburgun, me vende tjera që i kemi nënshkruar dhe presim për ratifikim në kuvend me 2/3 e votave, nëse kjo vazhdon do të vonohemi në implementimin e plot projekteve të rëndësishme”, tha ai.
Ai shtoi se pa u ndryshuar ligi i financave publike nuk kanë mundësi të dorëzojnë në Kuvendin e Kosovës, buxhetin e vitit 2016, i cili ka projekte të mëdha kapitale., përtje rregullës së deficitit buxhetor.
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...