Google ADS

Hidroregjoni Jugor , donatorët ndërkombëtar u ankuan për mosbashkëpunimit të menaxhmentit

09:44 | 27 Prill 2020
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka shkarkua bordin e Ndërmarrjes  Publike Kompania Rajonale të Ujësjellësit  “Hidroregjoni Jugor” në Prizren.

Përkeqësimi i pasqyrave financiare, shpenzimet e pakontrolluara, dhe investimet e dyshimta janë disa nga gjetjet  e Qeverisë në këtë ndërmarrje, shkruan arbresh.info.

Po ashtu donatorët ndërkombëtarë janë ankuar vazhdimisht për pengesa në projekte investive për shkak të mosbashkëpunimit të menaxhmentit, teksa bordi nuk ka adresuar situatën

Qeveria ka shkarkuar bordin e kësaj ndërmarrjeje dhe ka emëruar një bord të përkohshëm. Theksojmë këto gjetje:

  • Opinioni i auditorit — Gjendja me pasqyrat financiare është përkeqësuar nga viti në vit. Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë opinion të kualifikuar për vi­tin 2017, që domethënë se pasqyrat financiare kanë pasur gabime materiale në disa as­pekte. ZKA ka dhënë opinion të kundër për vitin 2018, që domethënë se pas­qy­rat financiare nuk pasqyrojnë gjendjen e vërtetë në të gjitha aspektet. Për­gjegjësia bie drejtpërdrejt mbi bor­din e shkarkuar, që ka qenë i emëruar më 2015, ka pranuar pasqyrat financiare dhe nuk ka marrë masa për të adresuar çështjet.
  • Shpenzimet e pakontrolluara — Përgjatë viteve 2016 e 2017, ndërmarrja ka shpenzuar rreth 50 për qind më shumë nga ç’ka planifikuar të shpenzojë. Për 2016, s’janë planifikuar as 3,5 milionë euro shpenzime, por janë harxhuar mbi 5 milionë. Për 2017, s’janë planifikuar as 3,5 milionë, e janë shpenzuar gati 5,4 milionë euro. Ndërmarrja ka planifikuar mbi 8 milionë shpenzime për 2018-tën, shumë përtej shumës së planifikuar dhe të shpenzuar në vitet paraprake. (Raportet e ZKA-së)
  • Mosrealizimi i projekteve — Donatorët ndërkombëtarë janë ankuar vazh­di­misht për pengesa në projekte investive për shkak të mosbashkëpunimit të me­naxhmentit. Bordi nuk ka adresuar situatën.
  • Investimet e dyshimta — Ndërmarrja ka dhënë një tender për të shpuar puse të ujit mes puseve ekzistuese. Çdo person laik do të mund të këshillonte ndër­marrjen se shpimet e reja nuk do të rrisnin sasinë e ujit që mund të nxirret. Në rastin e KRU Hidroregjionit, sasia e ujit që nxirret nga këto puse ka rënë”, thuhet në gjetjet e Qeverisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme