Sot në Komisionin Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, në emër të Grupi Parlamentar të PDK-së si propozues i Projektligjit për Trustin, Bekim Haxhiu prezantoi këtë projektligj, i cili mundëson tërheqjen e deri 30% të mjeteve nga Fondi Pensional.
Në Komision votat ishin pesë pro dhe pesë kundër, dhe një abstenim.
“Pavarësisht se në Komision votat e deputetëve ishin 50% me 50% është hapur rruga që Projektligji për Trustin të shqyrtohet në seancë të Kuvendit të Kosovës. Sot u vërtetua se prolongimi i shqyrtimit të Projektligjit për Trustin në Komision Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere është bërë me qëllim që të ushtrohet presion mbi deputetët për të mos e votuar këtë kërkesë të qytetarëve”, shkruan Haxhiu në Facebook.
Haxhiu shpreson që në seancën e Kuvendit dhe deputetët të lihen të lirë në vendimmarrje, të votojnë me integritet Pro kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e deri 30% të Trustit, të votojnë pro Projektligjit për Trustin.
“Shprehi shqetësimin tim për trajtimin që i bënë deputetët e pozitës kësaj çështje aq imediate dhe e mirëqenë për qytetarët duke votuar kundër këtij propozimi në Komision. Por, shpresoj shumë që deputetët e pozitës të reflektojnë dhe të votojnë Pro në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, shkruan Haxhiu./arbresh.info/
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë