Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu ka kërkuar sqarime për mos ndarje të plotë të pakos emergjente në Kosovë.
Ajo ka thënë se qytetarët kanë marrë kompensim për vetëm një muaj, shkruan arbresh.info.
“Qytetarët që janë në sektorin privat e po presin që të marrin paratë nga pako emergjente e propozuar nga Qeveria e Kosovës, që ka filluar në muajin mars dhe është realizuar vetëm për atë muaj. Në prill nuk e kanë marrë asnjë cent, të mos flasim edhe për majin”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se rreth 40% e bizneseve janë para falimentimit.
“Qiratë që janë premtuar që të paguhen nuk janë paguar, po flasim për rreth 40% të biznese që janë para falimentimit.”, ka shtuar ajo./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza