Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi edhe pse ka më shumë se dy vite që e ka arritur moshën e pensionimit. Ai vazhdon të qëndrojë në krye të kësaj sindikate dhe nuk e lëshon frontin, madje mosha nuk i kishte penguar as Qeverisë së Kosovës, dhe i ka propozuar deputetëve që edhe për një mandat t’i përfaqësojë interesat e ish-punëtorëve në bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Arifi thotë se zgjedhjet e parapara më 2 nëntor të vitit ta kaluar, janë shtyrë në pranverë. Me herët ka deklaruar se do të heqë dorë nga BSKP por jo edhe nga AKP, ndërsa tani thotë se mund të rizgjedhet.
Deputetët janë në dijeni që Arifi është pensionist por thonë se nuk ka bazë ligjore që ia mohon rizgjedhje në bordin e AKP-së.
Arifi ka thënë se ai i ka mbushur 65 vjet por që deri në përfundim të mandatit ai do të jetë në krye të BSPK-së, duke thënë se mosha nuk e ndalon të rizgjidhet edhe për një mandat, pasi sipas tij, në BSPK nuk ka kufizime të moshës.
“Në bazë të statutit, ne jemi institucion i pavarur . Jemi si OJQ (ex oficio), i cili e ka kongresin, Këshillin Drejtues, Këshillin Ekzekutiv dhe kryesin e BSPK-së dhe kryetarin e BSPK-së, këto janë organe, të katërtat. Ne në BSPK nuk kemi kufizime të mandateve për shkak se duhet me dalluar çka është vendimi i vendit të punës, edhe çka është mandati. Me vendim të vendit të punës, aty ku je i punësuar, kur i mbush 65 vjet pronari të qet menjëherë në pension. Kurse ne që kemi mandate që ta jep dikush e ai dikush është Kongresi, ta jep 5 vjet mandatin dhe derisa të skadon ai mandat t’i je në këto funksione. Unë edhe pse i kam mbush 65 vjet jam zgjedh. Në vitin 2012, dhe faktikisht i kam 5 vite mandati dhe derisa të përfundoj mandati, unë do të jem kryetar i BSPK-së. Unë mund të jem prapë sepse në sindikata nuk ka kufizime të moshës, jo unë nuk marr pension, nuk jam pensionuar sepse kamë manda, derisa të më kaloj mandati jam i punësuar në BSPK.”, tha Arifi.
Ai tha se zgjedhjet në BSPK janë paraparë të mbahen në pranverë. Vendimet për shlyerje të zgjedhjeve ka thënë se nuk janë çështje që vendos individi por organi i dytë në BSPK. Ndërsa, Shaip Muja, deputetet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), thotë se jo vetëm kryesindikalisti por të gjithë ata persona të cilët kanë arritur moshën e pensionimit duhet të lëshojnë vendet për gjeneratat e reja.
“Unë mendoj që në AKP, duhet të shihet seriozisht edhe prezantimi i atyre të cilët nëse kanë në të vërtet 5 apo 6 vende të punës ose marrin paga, duhet të lirohen dhe duhet të sillen persona të cilët edhe dinë edhe kanë nevojë të jenë më aktiv në prezantimin e interesave të AKP-së. Unë shpresoj që jo vetëm Haxhi Arifi, por të gjithë të tjetër të cilët e kanë mbushur moshën e pensionit duhet të lirojnë vendet e punës dhe duhet të sjellin kudra të cilët duhet të jenë më aktiv dhe duhet të jenë më prezentabil për interesa të AKP-së.”, tha Muja.
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, (LDK), Arben Gashi, ka thënë se Arifi në pozitën që e ka si udhëheqës i BSPK-së, nuk i nënshtrohet ligjit për shërbyesit cili. Ndërsa rizgjedhja e tij në bordin e AKP-së, sipas Gashit është pasojë e asaj që ai është kryetar i sindikatës e delegon në postin që e ka në AKP.
“Në këtë rast ka pasur interpretime te ndryshme se duke mos qenë shërbyes civil nuk i nënshtrohen ligjit për pensionimin dhe nuk dalin në moshën 65 vjeçare në pension, sidomos në Sindikatat e Pavarura Kombëtare. Megjithëse punëtor konsiderohen të gjithë ata perona që janë deri në moshën 65 vjeçare, po flas për sektorin publik…. Përderisa punëtoret, kanë vendos me zgjedh si përfaqësues të tyre një pensionist, atëherë është çështje e atyre që kanë vendosur me zgjedh, dhe vakumi ligjorë është problematik në këtë rast”, tha Gashi.
Ndërsa, deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rrustem Berisha, që është anëtar i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, ka thënë se në kohën kur është zgjedhur Arifi, anëtar i bordit të AKP-së, ai nuk ka qenë në këtë Komision, por shton se nuk ka bazë ligjore që me ia ndaluar punë në AKP. Ai thotë se është e vërtet që Arifi ka arritur kohën e pensionimit por që ligji nuk ia kufizon veprimtarinë që ai e ushtron.
Berisha: Nuk ka bazë ligjore që e ndalon punën e tij Video:
“Edhe ligji i Agjencionit bazik por edhe ky me ndryshime nuk e e përcakton kohëzgjatjen edhe drejtën se sa herë ai ka të drejtë .”, tha Berisha .
Haxhi Arifi, ishte zgjedhur kryetar i BSPK-së në vitin 2006, kurse në fund të vitit 2011 ka marrë mandatin e dytë që i mbaron në dhjetor të këtij viti. Përndryshe, Arifi më 1 korrik të vitit 2014 kishte mbushur 65 vjet. Ai në fillim të vitit të kaluar ishte rizgjedhur anëtar i bordit në AKP.
BSPK-ja kishte dështuar t’i mbaj zgjedhjet e brendshme të parapara më 2 nëntor të vitit të kaluar duke ia mundësuar Arifit, të vazhdojë t’i përfaqësojë punonjësit e po ashtu edhe interesat e tyre në AKP. Arifi po ashtu vazhdon të marrë pjesë në shumë ngjarje të rëndësishme të vendit, duke përfshirë edhe në Këshillin Ekonomik Social.
Në një intervistë të dhënë në gusht të vitit të kaluar, Haxhi Arifi ka deklaruar për KosovaPress se do të heq dorë nga BSPK-ja. Shtyrjen e zgjedhjeve nga vjeshta në pranverë nuk e komenton. Arifi kishte deklaruar se nuk do heq dorë nga bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
(http://www.kosovapress.com/sq/lajme/haxhi-arifi-heq-dore-nga-bspk-ja-por-jo-edhe-nga-akp-ja-83882/ )
Kosova është si vendi më i varfër në Evropë dhe se ka numrin më të lartë të papunësisë.
Numri i të papunëve përllogaritet të jetë mbi 35 përqind por statistika reale nuk duke marrë parasysh se deklarimi si papunë nuk sjellë asnjë benifit nga shteti.
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...