Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur ka organizuar tryezën e radhës “Kontratat e dëmshme të Kosovës: kush ka faj?”, në të cilën po trajtohen kontratat e dëmshme të cilat zbatohen nga institucionet publike të Kosovës, përfshirë pasojat që kanë këto kontrata.
Alban Hashani nga instituti Rinvest, njëherësh autor i raportit të kontratave të dëmshme tha se 170 milionë do të ishte dëmi nëse të gjitha palët në Kosovë do të padisnin, raporton arbresh.info.
“Dëmi që i ka kushtuar Kosovës është dyfish sa buxheti i shëndetësisë së Kosovës dhe tri herë sa buxheti i Universitetit të Prishtinës për shkak të kontratave të dëmshme. Vërehet qartë se ka mungesë të profesionalizimit, mungon transparenca dhe dyshohet edhe për korrupsion”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, kur është bërë kontrata me Bechtel-Enkan për autostradën është vënë vetëm gjysma e buxhetit dhe kjo ka bërë që ajo të kërkoj dëmshpërblim. Qeveria e kaluar do të duhej t’ia jepte 14 milionë euro. Kurse vitin e kaluar ajo kaloi në 63 milionë euro. Kompania nuk ka dhënë asnjë fakt se si ka ardhur deri te kjo shumë në 63 milionë euro. Ministria e ka marrë si të mirëqenë pretendimin e Bechtelit për t’ia dhënë 53 milionë euro”, është shprehur Hashani./Arbresh.info
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...