Ishte premtimi kryesor që patën në fushatën parazgjedhore edhe Hashim Thaçi por edhe Isa Mustafa. Thaçi madje tha se me krijimin e një “Fondi për Punësim” do të investohet me rreth 500 milion euro në Bujqësi dhe të krijohen mbi 50 mijë vende të reja pune.
Ky bum ekonomik u përmend gjatë gjithë fushatës parazgjedhore, e deri më tani ky fond ka mbetur vetëm premtim.
Si PDK-ja e po ashtu edhe LDK-ja që tani kanë pushtetin nuk kanë bërë ndonjë lëizje rreth këtij “Fondi të Punësimit”.
Ky fond mendohej të arrihej përmes fondeve të privatizimit, por krejt kjo nuk po realizohet pa u formuar bordi i Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP).
Me formimin e bordit një pjesë e këtyre mjeteve mund të përdoren për zhvillimin ekonomik të vendit por jo të gjitha në tërësi që përllogaritet të jenë mbi 500 milion euro.
Pengesa kryesore për ti përdorë një pjesë të madhe të mjeteve nga shitja është procesi i papërfunduar i likuidimit të ndërmarrjeve.
Ndryshe dy partitë në pushte gjatë fushatës parazgjedhore kishin premtuar krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillim ekonomik duke u bazuar në kthimin e mjeteve të lartpërmendura.
Ndërsa mjetet e trustit pensional aktualisht përmes letrave me vlerë financohet buxheti i shtetit. Ministri i Financave Avdullah Hoti ka thënë se mjetet e trustit janë kursime të qytetarëve dhe si të tilla përmes letrave me vlerë shfrytëzohen në ekonomin e vendit.
Ndërsa mjetet e privatizimit sipas Hotit, janë mjete publike por që pa u konsoliduar bordi nuk mund të shfrytëzohen.
Nga ana tjetër zyrtarë të Odës Ekonomike Amerikane, thonë se duhet të ketë projekte në mënyrë që ato mjete të shfrytëzohen./KosovaPress/
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...