Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në orët e mbrëmjes në Obiliq, në mjediset e Korporatës Energjetike të Kosovës, ka bashkëbiseduar me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade për çështjen e shpronësimit të pronave të tyre.
Banorët e katër lagjeve të fshatrave Shipitullë dhe Hade të Obiliqit i kanë shprehur kryeministrit Haradinaj, shqetësimin e tyre per moszgjidhjen e problemit të shpronësimit të pronave prej shumë vjetësh nga KEK-u. Ata theksuan se vlerësimet e pronave të tyre janë bërë në mënyrë të padrejtë dhe njëkohësisht kërkuan zgjidhjen e çështjes së punësimit të banorëve të fshatrave të Obiliqit.
Kryeministri Haradinaj iu tha banorëve të katër lagjeve të fshatrave Shipitullë dhe Hade të Komunës së Obiliqit se zgjidhja e problemit të tyre do të bëhet me angazhimin e plotë të të gjithë mekanizmave dhe Qeverisë. Ai tha se do të bëhet rivlerësimi i pronave dhe njëkohësisht do kërkojë edhe punësimin e nga një anëtari të familjeve të dy fshatrave në Obiliq.
Kryeministri Haradinaj, po ashtu kërkoi krijimin e një komisioni të përbashkët me përfaqësuesit e lagjeve të fshatrave Shipitullë dhe Hade, në përbërje të të cilit do të jenë edhe ministrat e Qeverisë, ai i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Zhvillimit Ekonomisë, si dhe përfaqësues të Komunës së Obiliqit e të KEK, pastaj të takohen në Zyrën e Kryeministrit për ta nisur procesin e zgjidhjes së problemit të shpronësimit.
Kryeministri Haradinaj shfaqi gatishmërinë e tij për të ndihmuar përmes vendimit në Qeverinë e Kosovës në zgjidhjen e kësaj çështje.
Ai tha se prodhimi i energjisë në KEK nuk mund të ndalet meqë është jetik për gjithë qytetarët dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Kryeministri Haradinaj në takimin me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade të Obiliqit, ishte i shoqëruar nga ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe menaxhmenti i KEK-ut.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...