“Jemi bashkuar për një vazhdim të një projekti, në të cilin është bërë një punë shumë e mirë ekipore, në mes të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Infrastrukturës, në mënyrë që ta rishohim në dritë një projekt që ka pasur një pauzë të caktuar, por që tani po bëhet realitet”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e përurimit të punimeve të segmentit Smrekovnicë-Gojbulë, të autostradës Prishtinë-Mitrovicë, rrugë kjo që mbanë emrat e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Duke uruar Komunën e Vushtrrisë dhe atë të Mitrovicës, kryeministri Haradinaj tha se përurimi i punimeve të këtij segmentit, është lajm i mirë për ekonominë e vendit.
“Ky lajm po vjen në të njëjtën kohë me lajmin e mirë të aktivizimit të Trepçës. Bordi i ri e ka finalizuar statutin dhe tani do të vazhdojmë me etapa të tjera, të krijimit të strukturave menaxheriale”, tha kryeministri Haradinaj.
Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili këtë rrugë e cilësoi si një nga projektet më të rëndësishme të Republikës së Kosovës, duke thënë se qasja e Qeverisë për të vazhduar fuqishëm me modernizimin e infrastrukturës në tërë hapësirat e Kosovës, është qasje që i duhet Kosovës, shtetit dhe qytetarëve.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se ky është një nga segmentet më me rendësi në Republikën e Kosovës, që e lidhë Prishtinën me Vushtrrinë dhe Mitrovicën, por edhe Kosovën dhe rajonin.
“Infrastruktura është bazament për të pasur zhvillim cilësor ekonomik”, tha kryetari Veseli.
Për ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, kjo rrugë po ndërtohet me të gjithë strukturën moderne të nevojshme për një rrugë.
Ndërkaq, ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se konstruksioni financiar i kësaj rruge është i sigurt deri në Mitrovicë, por qëllimi është që kjo të vazhdojë deri në kufi të Kosovës me qëllim që të lidhet me korridoret tjera.
Nga ana tjetër, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se ky segment rrugor do të hapë rrugë për zhvillim ekonomik dhe bujqësor.
Autorruga Prishtinë-Mitrovicë do të mbajë emrat e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Kjo rrugë është një nga arteriet kryesore e Republikës së Kosovës dhe është pjesë e drejtimit rrugor në kuadër të rrjetit bazik të transportit të Evropës Juglindore. Investimet kapin vlerën 2 milionë euro për 5 kilometra. Rruga do t’i ketë edhe dy pjesë tjera.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...