Ish-kryeminisrti Ramush Haradinaj adresoi kritika në drejtim të qeverisë së re dhe pasardhësit të tij Albin Kurtit.
Këto deklarime ai i bëri në një intervistë në Zonën e Debatit në Klan Kosova, përderisa Kurtit i dha epitetin e mashtruesit.
“Tek Kurti ka ndryshime të qëndrimeve rrënjësisht. Ka ndryshim të qëndrimeve nga ajo që i është thënë qytetarëve në të kaluarën. Ndryshimi kaq drastik i qëndrimeve nuk është reformë apo evoluim, por është mashtrim”.
“Kurti me të vërtet është mashtrues. Ka mashtruar me krejt premtimet që i ka dhënë dhe mendoj se do të ndodhë krejt e kundërta nga ajo që ka thënë”.
Haradinaj në veçanti kritikoi qëndrimin e Kurtit dhe Osmanit, rrjedhimisht të partnerëve të koalicionit qeverisës LDK-VV, lidhur me heqjen e taksës dhe vendosjen e reciprocitetit.
“Kurti po shihet që është mjaft i devotshëm për ta kthyer Serbinë në Kosovë. Veprimi i Kurtit dhe Osmanit, veprimet e LDK-së dhe Vetëvendosjes, për heqjen e taksës që e ka mbrojte territorin e vendit në kohë të vështirë, që e ka ngritë çështjen Kosovës dhe me e kthy reciprocitetin, është vërtet kthimi i Serbisë në Kosovë. Ai po e kthen Serbinë në Kosovë në dy rrafshe – në rrafshin ekonomik dhe në atë diplomatik, sepse po i mundëson Serbisë fuqizimin ndërkombëtar pa i dhënë asgjë Kosovës”.
“Kjo është e ngjashme me kohën kur i është hequr autonomia Kosovës”.
“Shpresoj që do të ketë të rinj të Kosovës që ia ngjyejnë krytë me vô t’klluqta Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit nëse e heqin taksën edhe krejtve nëse e heqin taksën”.
Ish-kryeministri theksoi se opozita, për të cilën thotë se i kanë 43 vota, do ta kundërshtojnë bashkërisht heqjen e taksës dhe se nuk do të jenë bashkëpunëtor në ndërmarrjen e veprimeve të tilla.
Ai pohoi sërish se taksa duhet të hiqen vetëm në këmbim të njohjes së Kosovës nga Serbia.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...