Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas takimit që kishte me drejtorin e për Fqinjësi të Mirë dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian ka folur edhe për “Procesin e Berlinit”e që është një fazë e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton arbresh.info.
Ai ka thënë se Kosova është e interesuar që përmes këtij procesi të merr pjesë në zhvillimet rajonale por ka ende vështirësi.
“Zonë ekonomike ashtu si është prezentu Kosova ka vështirësi me u kyç në këtë zonë për shkak se vetvetiu shkëmbimet ekonomike tregtare i ka shumë të vështira me disa prej fqinjëve në rajon , pra ka vështirësi. Ne sikurse e dini jemi të interesuar pra , pra Kosova është e interesuar që përmes “Procesit të Berlinit” dhe një përkushtimi që ekziston nga ky proces pra të merr pjesë në zhvillimet rajonale edhe po ashtu që të përshpejtojë procesin e vet drejt BE-së por janë disa vështirësi që duhet të trajtohen”, ka thënë ai.
Kryeministri Haradinaj po ashtu ka shtuar se ende është herët të jepet ndonjë vlerësim për këtë çështje.
” Ju jeni në dijeni që kemi caktu koordinatorin Gazmend Abrashi nacional mirëpo jemi në një fazë të hershme të japim një vlerësim definitiv ose final se si do të rrjedhë ose se si do të kyçet Kosova në këtë proces”, ka thënë ai.
/arbresh.info/
Tottenhami fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit në Carabao ...
Porsche 911 Carrera S i ri është gati – dhe është më i fuqis...
Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më t...
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e ...
Kafeja, sekreti për zemër të shëndetshme dhe jetë më të gjat...
Britania përballet me natën më të ftohtë të janarit për 15 v...