Aleanca Kosovare e Bizneseve, përmbylli aktivitetin një mujor të “Javëve të Biznesit Kosovar”-“Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju? me hapjen e qendrës më të madhe në vend e cila strehon mbi 20 mijë artikuj vendor në Plus Center në Ferizaj, pa produkte serbe.
Kjo është qendra më e madhe tregtare me prodhime vendëse dhe e njohur për bojkotimin e produkteve serbe.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se hapja e qendrës tregtare është një ditë e veçantë, pasi që thuajse është e vetmja tregtore e cila bojkoton prodhimet serbe dhe ka për konsumatorët vetëm prodhime vendëse dhe atyre vendeve që e njohin shtetin e Kosovës.
Qendra me prodhime vendëse është hapur në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar”-“Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?
“Që nga hapja, kjo qendër i ka bojkotuar produktet serbe dhe në anën tjetër fuqimisht prioritet kishte dhe ka prodhuesit e Kosovës, ku vetëm në këtë mënyrë mund të zhvillohet shteti, rritet mirëqenia, rritet prodhimi dhe ulet papunësia dhe importi enorm”, tha Agim Shahini
Kryetari i AKB-së, shtoi se qytetarët janë konsumatorë besnik të prodhimeve vendëse, të cilat janë të cilësisë së lartë, në krahasim me ato të importuarat.
“Kjo është forma më e mirë që biznesi bashkarisht me konsumatorët të jenë fanatik në prodhim e konsum dhe të jepet gjithçka për t’i kontribuar rritjes së bruto produktet vendor të shtetit, duke ditur se dy faktorët determinant të cilët ndikojnë në ngritjen e BPV-së, janë prodhimi dhe konsumi”, tha Shahini.
Kreu i AKB-së kërkoi nga institucionet lehtësira më të mëdha për prodhuesit vendës.
Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë e Industrisë, tha se është një ditë e veçantë që Plus Center i ka prioritet shitjen vetëm të prodhimeve vendore dhe kjo rëndësi të madhe si për rritjen e prodhimtarisë vendore, por edhe aspekteve tjera socio-ekonomike.
“Ne si Qeveri e Kosovës për dy vjet kemi bërë përpjekje adekuate për krijimin e një mjedisi më të favorshëm dhe do të përpiqemi që të heqim të gjitha barrierat për prodhuesit e vendit”, tha ministrja.
Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik, tha se gjithçka çka flitet është e tepërt, karshi veprimeve që ka bërë kompania për prodhimtarinë vendore.
“Duke konsumuar prodhimet vendore, kemi edhe rritje të zhvillimit ekonomik nga të cilët përfitues jemi të gjithë”, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik.
Faik Grainca, drejtor i Urbanizmit në Komunën e Ferizajt, çmoi lartë kompaninë dhe misionin e saj, ku sipas tij bizneset i kanë dhënë dhe po i japin shpirt komunës së Ferizajt.
Kemajl Zariqi, drejtor i kompanisë Plus, tha se kanë nisë punën në maj të vitit 2000 në një hapësirë prej 300 metrash deri në vitin 2007, kur kanë kaluar në fabrikën e veglave të cilën e privatizuan më 2006. Kompania me rreth 200 punonjës ka vazhduar me projekte zhvillimore duke u shndërruar në qendër tregtare prej 5000 metrash dhe të cilën Agjencia e Privatizimit, e ka vlerësuar si storie të suksesit.
“Prioritet i kompanisë ka qenë dhe do të jetë përkrahja e prodhuesve vendës dhe konsumimi i prodhimeve të tyre”, tha Zariqi. Sipas tij për prezencën 16 vjeçare në tregun e Kosovës, kompania Plus është e njohur për bojkotimin e produkteve serbe”, tha Kemajl Zariqi.
Sipas tij kontributin më të madh për zhvillimin e zgjerimin e kompanisë e kanë konsumatorët besnik, të cilët kanë mbështetur dhe përkrahur vazhdimisht rrugëtimin.
Ai kërkoi nga institucionet që të krijojnë një mjedis sa më të favorshëm për zhvillimin e ekonomisë, duke përkrahur dhe mbrojtur interesat e prodhuesve vendës dhe bizneseve vendëse. Si qytetarë të Kosovës kemi detyrë e përgjegjësi që të ndërtojmë e zhvillojmë ekonominë e vendit. Të gjithë prodhuesit e vendit në një formë janë heronj të gjallë, ndërsa qytetarët duhet të ndjehen të përgjegjshëm për t’i konsumuar këto produkte.
“Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një ekonomi të qëndrueshme me një standard dhe mirëqenie më të lartë për të jetuar si qytetar të dinjitetshëm”, tha Zariqi.
Në hapje ishin edhe zyrtar të lartë institucionesh dhe qytetarë të shumtë.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...