Në Qendrën e Panaireve, në Shkabaj të Prishtinës sot u hap Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar ‘’Prishtina 2015’’, i cili organizohet nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Në hapjen solemne, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, theksoi se organizimi i këtij panairi ka për qëllim të krijojë lidhje mes bizneseve, e para së gjithash të lidhë bizneset me konsumatorët.
“Ky panair me karakter ndërkombëtar paraqet mundësi të mirë për të treguar arritjet e kompanive në fusha të ndryshme të prodhimit dhe promovimin e ofertave të tyre për konsumatorët vendorë. Njëherësh panairi krijon mundësi të mira për bashkëpunim në mes bizneseve vendore dhe kompanive pjesëmarrëse nga jashtë dhe unë bëjë thirrje që kjo mundësi e dhënë të shfrytëzohet nga të gjithë”, u shpreh ministrja Bajrami.
Po ashtu, ajo shtoi se Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme se zhvillimi ekonomik dhe prosperiteti për popullin e Kosovës mund të arrihen vetëm përmes partneritetit dhe bashkëpunimit me përfaqësuesit dhe aktorët kryesorë të sektorit privat përfshirë këtu edhe investitorët e jashtëm, që me aktivitetin e tyre po ndikojnë në zvogëlimin e papunësisë dhe krijimin e vendeve të punës.
“MTI së shpejti do të ketë strategjinë për eksport dhe ne do t’ju ofrojmë ndihmë institucionale kompanive që kanë potencial për të gjetur tregjet e tyre jashtë Kosove. Promovimi i produkteve tuaja në tregjet me potencial për ju do të jetë edhe prioritet i yni. Së shpejti do të funksionalizohet edhe skema e garantimit të kredive, si dhe do të ndryshohen disa ligje në të mirë të biznesit”, theksoi ministrja Hykmete Bajrami.
Në panair, pos kompanive vendore, produktet e tyre po i ekspozojnë edhe shumë kompani të vendeve të ndryshme.
Panairi do të jetë i hapur deri më 2 maj 2015.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...