Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se rreth 3000 vende të lira pune ofrohen aktualisht për të rinjtë e Kosovës.
Abrashi tha në hapjen e Panairit të Punës për këtë vit se kjo nuk do të mund të bëhej e mundur pa ndihmën e organizatës gjermane GIZ, shkruan arbresh.info.
“Ky aktivitet i sotëm është një prej aktiviteteve të përbashkëta që kemi me GIZ në funskion të rritjes së vendeve të punës. Është një mundësi e mirë të tregojmë se në Kosovë ka vende të lira të punës, në Kosovë mund të bëhet biznes, është vend atraktiv për kryerjen e shërbimeve”, është shprehur Abrashi.
Ndërkaq, përfaqësuesi i ambasadës gjermane në Kosovë tha se ekonomia në Kosovë është duke u përmirësuar e bashkë me të edhe nevoja për personel të kualifikuar.
Në këtë panair janë të pranishme 100 kompani nga Kosova dhe Gjermania të cilat ofrojnë rreth 3000 vende pune.
Paniri po mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1420364181362003/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...