Oda Amerikane e Kosovës, duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka përgatitja e kuadrove për tregun e punës, e sidomos e gjeneratave të reja, njëkohësisht edhe nevoja e vazhdueshme e krijimit dhe forcimit të bashkëpunimit ne mes të punëdhënësve dhe punëkërkuesëve, vazhdon traditën e saj tanimë dymbëdhjetëvjeçare të organizmit të Panairit të Punës, i cili këtë vit do të mbahet më 9 dhe 10 qershor 2015, pranë Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, nga ora 09:00 deri në ora 17:00.
Hapja zyrtare e këtij Panairi do të bëhet nesër, pra më 9 qershor 2015, në ora 10:00, me fjalimet hyrëse nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka dhe Shefi Ekzekutiv i kompanisë The HeadHunter, Elton Ilirjani.
Pasi që promovimi i diversitetit në tregun e punës, është njëra ndër temat kryesore të Panairit të Punës 2015, në kuadër të tij, do të organizohet edhe konferenca “Përgatitja dhe diversiteti në tregun e punës” e cila do të mbahet me 9 qershor, prej 11:00-12:35, në Këndin Amerikan që gjendet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”. Për më shumë informacione rreth kësaj konference, përfshirë edhe emrat e panelistëve, ju lutem gjeni të bashkëngjitur agjendën përkatëse.
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...