Sot në Graçanicë është bërë inaugurimi i fabrikës së përpunimit të arrave dhe të lajthive ‘Ko’Nuts’. Kjo kompani aktualisht ka punësuar 13 punëtorë.
Projekti i themelimit të fabrikës ‘Ko’Nuts’ është mbështetur nga Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat-PPSE dhe financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.
Bashkëthemeluesi i ‘Ko’Nuts’, Betim Selmanaj, tha se kjo është kompania e parë e përpunimit të lajthive dhe arrave në Kosovë. Ai tha se qëllimi i tyre është të zgjerojë aktivitetin biznesor në njësi të përpunimit të lajthive dhe të arrave.
“Kompania ‘Selman’s Network’ ka arritur të fuqizojë një numër biznesesh të profileve të ndryshme duke ua mundësuar të njëjtave të bëhen liderë të besueshme në sektorët e tyre. Aktualisht qëllimi i ‘Selman’s Network’ është të zgjerojë aktivitetin biznesor në njësi të përpunimit të lajthive dhe të arrave duke ndërtuar fabrikën e parë në Kosovë për përpunimin e lajthive dhe arrave. Ky proces përfshinë blerjen e lajthive dhe arrave nga plantacionet kosovare, kategorizimin, thyerjen dhe procesin e heqjes së lëvozhgës, konservimin, paketimin dhe shitjen fillimisht në tregun lokal, me kalimin e viteve një pjesë e prodhimit do të ofrohet edhe për tregjet e huaja”, tha Selmanaj.
Ai tha se duke e pas parasysh që në këtë kompani janë investuar rreth 300 mijë euro, parashikojnë shtim të hyrave pas një viti si dhe krijim të vendeve të reja të punës.
“Duke e përshtatur fabrikën si dhe duke blerë pajisjet e nevojshme për përpunim kompania ‘Selman’s Network’ parashikon shtim të hyrave menjëherë pas një viti me mbi 165 përqind, e gjithë kjo automatikisht përkthehet në hapjen e vendeve të reja të punës duke u bazuar në bilancin gjinor dhe komuniteteve në Kosovë. Kjo do i mundësoj kompanisë prodhimin e sasive të nevojshme për eksport, gjithashtu kjo është për herë të parë në Kosovë një fabrikë përpunimi”, tha ai.
Ndërsa, Stefan Butcher, nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, tha se është shumë i nderuar që merr pjesë në inaugurimin e fabrikës për përpunimin e arrave dhe të lajthive. Po ashtu, ai tha se kjo kompani e jep shembullin më të mirë të zgjerimit të sektorit privat.
“Selman’s është një kompani e shkëlqyer e cila na jep shembullin më të mirë të zgjerimit të sektorit privat dhe të mundësive të punësimit për njerëz për punë sezonale dhe për persona me kontratë afatgjate. Ata na tregojnë se është e mundur të bëhet biznes, disa nga ne ndoshta e fajësojmë motin e keq, sistemin bankar, mungesën e vullnetit politik, megjithatë po e shohim që ka mundësi të zhvillimit të këtij sektori”, tha ai.
Menaxherja e projektit në PPSE, Sigrid Meijer, tha se qëllimi i tyre që kanë mbështetur themelimin e kësaj kompanie është që të krijojnë vende të reja të punës.
“Qëllimi ynë është që ne të krijojmë vende të reja të punës dhe shohim që sektori privat ka shumë rëndësi për zhvillimin dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Fondi i mundësisë është një fond i cili përballet me rriskun e kompanive të cilat janë në këtë sektor dhe jemi të kënaqur të zhvillojmë këtë sektor”, tha ajo.
Projekti i themelimit të fabrikës Ko’Nuts është mbështetur nga Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat-PPSE dhe financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...