Hapet konkurs për Drejtor të Bordit të Telekomit të Kosovës

14:59 | 22 Korrik 2020
Arbresh.info

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka shpallur konkurs për drejtor të bordeve të ndërmarrjeve publike.

Në mesin e ndërmarrjeve është edhe Telekomi i Kosovës, shkruan arbresh.info.

Më poshtë mund të gjeni të plotë njoftimin.

Sekretari i Përgjitshëm-Generalni  Sekretar- Secretary General

Në mbështetje të nenit 15.6 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, të shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës me datë 13 qershor 2008, si dhe nenit 8 dhe 9 të Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, të shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës me datë 20 prill 2012, si dhe  duke u bazuar në nenin 5 të Rregullave mbi Identifikimin e Kandidatëve për Drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike dhe Metodologjinë  e Vlerësimit, Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit shpall:

KONKURS

Për Drejtorë të  Bordeve të  Ndërmarrjeve  Publike Qendrore:

Telekomi i Kosovës, SH.A (TK);

Posta e Kosovës, SH.A (PK);

Korporata Elektroenergjitë e Kosovës SH.A (KEK);

NPH Ibër Lepenc, Sh.A;

Hekurudhat e Kosovës – InfraKos. Sh.A. Fushë Kosovë;

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, Sh.A. Prizren;

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, Sh.A. Prishtinë;

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi, Sh.A. Gjakovë;

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica, Sh.A. Mitrovicë;

Kompania Rajonale e Ujësjellësit – Hidromorava-Sh.A- Gjilan.

KUALIFIKIMI DHE PËRSHTATSHMËRIA PROFESIONALE

 

Një kandidat për t’u zgjedhur drejtor i Bordit në Ndërmarrje Publike Qendrore duhet të ketë kualifikime dhe përvojë pune sipas nenit 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr. 03/L-087, dhe Neni 9 të Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, si vijon:

Të ketë së paku pesë (5) vjet përvojë pune në nivel të lartë të menaxhimit në fushat e poshtëshënuara:

në administrim të biznesit;

financa të korporatave;

financa publike ;

menaxhim thesari;

banka;

biznes konsultimesh;

industri ose

të ketë qenë së paku për 5 vjet kontabilist i certifikuar, jurist i kualifikuar, ose anëtar i kualifikuar i ndonjë profesioni tjetër që ndërlidhet me veprimtarinë afariste të Ndërmarrjeve Publike Qendrore.

KUSHTET

Një person nuk ka të drejtë të shërbejë si drejtor në Bordin e Ndërmarrjes Publike Qendrore, nëse:

Ka qenë i dënuar dhe është nën hetime nga një gjykatë kompetente;

Ka shkelur kodin etik apo standardet e sjelljes profesionale, përveç nëse një dënim i tillë është ndryshuar nga një gjykatë ose organ tjetër i ankesave;

Nuk ka bërë përgënjeshtrime materiale nën çfarëdo dëshmie nën betim;

Ka qenë në post menaxhues të ndonjë kompanie që ka falimentuar gjatë dhjetë (10) vjetëve të fundit.

Nuk punon në ndonjë institucion ku bëhen politikat zhvillimore për Ndërmarrjet Publike ku kandidati aplikon.

Kandidati nuk mund të zgjidhet drejtor në Bordin e Ndërmarrjes Publike Qendrore, nëse:

Aktualisht është zyrtar, menaxher i Ndërmarrjes Publike përkatëse, (në kuptim të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrje Publike), ose cilësdo nga filialet e saj;

Ka shërbyer si zyrtar ose menaxher i Ndërmarrjes Publike përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj brenda pesë (5) vjetëve të kaluara;

Aktualisht ka, ose gjatë tre vjetëve të kaluara ka pasur, çfarëdo marrëdhënie materiale afariste (përveç si konsumator individual i shërbimeve të Ndërmarrjeve Publike) me Ndërmarrjen Publike përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë;

Aktualisht është i punësuar në NP-në në fjalë, ose ka qenë i punësuar aty në tri vitet e fundit;

Është aksionar, drejtor ose zyrtar në një shoqëri tregtare ose person tjetër juridik, i cili ka marrëdhënie materiale afariste me Ndërmarrjen Publike përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj;

Pranon, ose ka pranuar brenda tre (3) vjetëve të kaluara, kompensim shtesë nga Ndërmarrja Publike përkatëse ose cilado nga filialet e saj (përveç honorarit të Drejtorit ose kompensimit stimulues të përcaktuar në nenin 20.1 të Ligjit për Ndërmarrje Publike), ose është anëtar në skemën pensionale të Ndërmarrjes Publike përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj;

Përfaqëson një aksionar i cili posedon mbi dhjetë për qind (10%) të aksioneve votuese në Ndërmarrjen Publike përkatëse;

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme