Hapet kompania ‘Teleperformance’

07:31 | 11 Korrik 2017
Arbresh.info

Sot në objektin e ‘Teleperformance’ në Prishtinë do të bëhet hapja zyrtare e degës së ‘Teleperformance’ .

Të pranishëm në ceremoninë e hapjës zyrtare do të jenë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, zyrtarë të Ambasadës Gjermane ne Prishtinë, Bordi Menaxhues i ‘Teleperformance Germany’ dhe të tjerë.

‘Teleperformance’, është kompania më e madhe globale për shërbime ndaj klientëve. Kjo kompani në bashkëpunim me kompaninë vendore ‘HumanPower’, ka të punësuar afër 100 persona, ndërsa deri në fund të vitit planifikon  të punësojë më shumë se 250 punëtorë.

‘Teleperformance’ është kompania më e madhe globale në shërbimin ndaj klientëve, e cila ka të punësuar më shumë se 220,000 persona në mbarë botën.

Në këtë aktivitet, pos ministrit Abrashi, marrin pjesë edhe zyrtarë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, Bordi Menaxhues i ‘Teleperformance Germany’ dhe zyrtar të pushtetit lokal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme