Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për herë të dytë hap garën për fotografitë më të mira me motive nga bujqësia. Gara është e hapur nga sot e deri më 15 gusht 2016.
Kjo garë bëhet me qëllim të promovimit të prodhimtarisë bujqësore në Kosovë, promovimit të produkteve vendore, promovimit të fermerëve dhe fermave kosovare, si dhe nxitjes së më shumë qytetarëve që të punojnë tokën, duke nxitur kështu zhvillimin rural, që ndikon në rritjen e ekonomisë dhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Vitin e kaluar kjo garë ka sjellë në pah punën e fermerëve tanë anekënd Kosovës, e të cilat janë përmbledhur në një album prej 100 fotografive më të mira.
Rregullat dhe procedura e garimit
Kjo garë është e hapur për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe shtetasit e huaj që jetojnë përkohësisht në Kosovë. Fotografitë mund të jenë nga më të ndryshmet, por që ndërlidhen me bujqësinë, si p.sh.: pemishte, vreshta, drithëra, serra, perime në fushë të hapur, fabrika të përpunimit të produkteve bujqësore, bagëti, fermerë duke punuar tokën, momente duke konsumuar produkte vendore, etj.
Vlerësimin e fotografive më të mira do ta bëjë një juri profesionale. Kjo juri do të përzgjedh 100 fotografitë më të mira, të cilat do të publikohen në një album promovues.
Prej këtyre 100 fotografive, do të përzgjidhen 10 fotografitë fituese, të cilat do të ekspozohen për një vit në ambientet e MBPZHR-së.
Dhjetë fotografitë më të mira do të shpërblehen financiarisht. Vendi i parë do të shpërblehet me 800 euro, vendi i dytë me 500 euro dhe vendi i tretë me 300 euro. Ndërkaq nga vendi i katërt deri të vendi i dhjetë do të shpërblehen me nga 100 euro.
Autori ruan të drejtën autoriale të fotografisë, por me pjesëmarrjen në garë, MBPZHR-së i jep të drejtën për publikimin dhe përdorimin jokomercial të fotografive të postuara.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës