Hapet Festivali i Gjelbër nga Klubi i Prodhuesve

11:28 | 30 Tetor 2019
Arbresh.info

Është hapur Festivali i Gjelbër sot në Prishtinë.

Me këtë rast Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve tha se ekonomia e Kosovës nuk duhet të funksionojë nga  donacionet, por nga investimet, raporton arbresh.info.

“Për ne është nder që USAID na ka mbështet për këtë festival. Besoj që kemi bë një punë të mirë. Ne besojmë që ekonomia e Kosovës nuk duhet të fokusohet në donacione por në investime. Vetëm kështu do të kemi një ngritje ekonomike në vend. Shumë prej biznesmenëve kanë mundur të përzgjedhin vendet e botes por kanë zgjedhur Kosovën”.

Ndonëse ishte i paralajmëruar të jetë i pranishëm në këtë aktivitet është duke munguar kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në këtë hapje po marrin pjesë përfaqësues të zyrave ndërkombëtare e prodhues të Kosovës.

Ndryshe ngjarja vjetore treditore Festivali i Gjelbër promovon bizneset e gjelbra të Kosovës dhe nxitë interesimin për riciklim, energji të ripërtëritshme dhe efiçencë energjetike. Sektori i gjelbër në rritje e sipër në Kosovë ofron mundësi të konsiderueshme për rritje ekonomike dhe krijim të vendeve të punës. Në Festivalin e Gjelbër të vitit të kaluar, 23 ndërmarrje pjesëmarrëse realizuan mbi 1.3 milion euro shitje. Këtë vit, me pjesëmarrjen e 41 ndërmarrjeve kosovare të bazuara në energji të gjelbër që do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në festival, priten edhe më shumë kontrata dhe marrëveshje eksporti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme