Hapen tregjet e kafshëve

16:12 | 27 Tetor 2016
Arbresh.info

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka shfuqizuar vendimin për mbylljen e tregjeve të kafshëve në të gjitha Komunat e Kosovës, vendim që ishte marrë më 24 qershor.
Ky vendim ishte marrë si masë preventive për parandalimin e përhapjes se sëmundjes gungore të lëkurës tek kafshët e llojit të gjedhit.

“Tani pas vaksinimit masiv të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit dhe kalimit të afatit kohor për t’u fituar imuniteti i plotë tek kafshët ndaj sëmundjes, AUV do të lejoj funksionimi e tregjeve dhe lejimin e lëvizjes se kafshëve”, thuhet në komunikatë.

Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve e AUV-së ka rekomanduar që mund të lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme