Google ADS

Hapen 1082 vende të lira pune në administratën publike

14:54 | 17 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ministrja e Inovacionit Milena Harito ishte e pranishme në Fakultetin e Drejtësisë, ku prezantoi planin e ri të rekrutimeve në Administratën Publike.

Sipas saj, këtë vit në shërbimin civil janë të hapura 1082 vende të lira pune.

“Këtë vit kemi 1082 pozicione të hapura në shërbimin civil. Nga këto, një pjesë janë për pozicione përgjegjësit dhe drejtorësh, të cilët përzgjidhen brenda sistemit, me qëllim që të promovojmë atë. Rekrutimi nga jashtë bëhet në nivel specialistësh. Pra edhe një herë ata që duan të marrin më shumë përgjegjësi mund të ngrihen në detyre, brenda sistemit”, tha Harito.

Ministrja e Inovacionit bëri të ditur edhe numrin e ri të vendeve të lira të punës në nivel specialistësh, ku sipas saj :

“675 vende vakante janë të hapura në nivelin bazë, pra në nivel specialistësh, që do të thotë këto vende pune janë të hapura për të gjithë ju. Ndaj kemi nxitur gjatë këtyre kohëve sistemin e praktikave. Kemi ndërmarrë një sistem praktikash në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale. Kjo praktikë njihet si eksperiencë kur është e regjistruar pranë DAP. Kemi ngritur një sistem meritokratik për plotësimin e vendeve vakante në administratë. Vende e lira në administratë nuk i kemi mbushur me militantë, duam më shumë cilësi brenda saj. Reforma e administratës publike është një nga 5 prioritetet që i janë vendosur Shqipërisë. Kjo është një arsye më shumë pse duam një administratë stabël dhe profesioniste”, shprehet Harito

Në përfundim ministrja Harito ka bërë një thirrje për të gjithë personat që duan të kandidojnë “ Në dy vite kemi pasur 55 mijë kandidatura që e kanë testuar procesin. Ejani testojeni edhe ju”./ATA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme