Në seancën plenare ku po diskutohet për situatën ekonomike në vend, Bedri Hamza nga PDK-ja tha se është shqetësuese që në programin qeveritar nuk ka asnjë pikë për rimëkëmbje ekonomike pas situatës pandemike.
Hamza ka kërkuar nga Qeveria që të fillojë me zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
“PDK ka ftuar këtë debat për mos veprimin e qeverisë për ta ndihmuar rimëkëmbjen e Kosovës. Vaksinim i popullatës është prioritet i lartë edhe për rimëkëmbjen e vendit… Se gjendja është e rëndë tregojnë shumë indikator kemi numër të madh të bizneseve që kanë falimentuar. Në programin qeveritar nuk parashihet asnjë masë se si do të bëhet rimëkëmbja e vendit pas pandemisë. Tregoni bizneseve se a do t’i ngritni tatimet ekzistuese”.
“PDK edhe në opozitë do t’i dal në ndihmë bizneseve dhe hapin e parë që është Ligji për TVSh-në, që obligimet e tyre bizneset mos t’i paguajnë me rastin e importimit të mallit”, tha Hamza.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...