Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se buxhetimi për veteranët e UÇK-së do të bëhet në bazë të Ligjit aktual derisa të përfundoj kategorizimi i luftëtarëve të saj.
Hamza, në përgjigjen e tij për pyetjen që i ka drejtuar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në lidhje me pagesat për veteranët e UÇK-së, ka thënë se nuk është mirë që ata të pyesin çdo ditë për këtë çështje, shkruan arbresh.info.
“Ministria e Financave ka vepruar shumë drejt që e ka gjetur fondin për t’ia kryer pagesën një prej kategorive më të vlefshme në shoqëei për t’i realizuar të drejtat që ia ka dhënë Ligji. Ne si MF derisa të ndodh kategorizimi përfundimtar ne do ta bëjmë buxhetimin në bazë të Ligjit aktual. Nuk është mirë që kjo kategori të bëjë pyetje çdo ditë se kur e realizojnë të drejtën e tyre ligjore, do të bëhet kur ata t’i kryejnë obligimet ndaj institucuioneve tjera që i kanë”, ka thënë Hamza./arbresh.info/
Vendet e NATO-s rrisin shpenzimet për mbrojtje
Komuna e Gjilanit njofton se të gjitha rrugët janë të kalues...
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri