Ministri i Financave Bedri Hamza, në këtë gjashtë mujor të mandatit të tij, thotë se Kosovës i ka sjell në formë të granteve 73,886,000 euro.
“Duke dëshmuar menaxhim transparent të financave publike, rikthimin e qëndrueshëm fiskal përmes Buxhetit të vitit 2018, duke respektuar Rregullën Fiskale, deficitin buxhetor dhe duke marrë vendime në funksion të përmirësimit të ambientit të bërit biznes përmes vendimeve, të cilat janë në fuqi nga 01 janari 2018 për lirim nga tatimi doganor dhe akcizës, si dhe masave tjera të reja fiskale të planifikuara për të ardhmen, ka arritur që shtetit të Kosovës ti sjell në formë të grantëve shumën prej 73,886,000 euro”, thuhet në komunikatën nga kjo Ministri.
Tutje thuhet se kjo shumë e mjeteve e cila i është dhënë Ministrisë së Financave në emër të shtetit të Kosovës për arsye të seriozitetit të treguar profesional dhe transparent, do të ndihmojë zhvillimin e ekonomik të vendit tonë, që është edhe synim i Ministrisë së Financave, që bartës i zhvillimit ekonomik të jetë sektori privat.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...