Shqipëria dhe Kosova duhet që të intensifikojnë edhe më shumë bashkëpunimin ndërshtetëror u tha sot në takimin e ministrit të Financave Bedri Hamza me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.
Ministri Bedri Hamza e falënderoi ambasadorin Qemal Minxhozi për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e Kosovës nga shteti shqiptar.
Gjatë takimit Ministri Hamza e njoftoi Ambasadorin Minxhozi për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend.
Ndërsa, ambasadori shqiptar Qemal Minxhozi e falënderoi Ministrin Hamza për pritjen dhe njëherit shprehi gatishmërinë e shtetit shqiptar për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik dhe integrimeve evropiane, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...