Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se si për donacionet ashtu edhe për kreditë e buta, Qeveria në të ardhmen duhet të ketë rol udhëheqës si për donacionet ashtu edhe për kreditë e buta.
Duke folur për donacionet e vitit 2016 për Kosovën nga shtetet e tjera në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Hamza ka deklaruar se disa prej donatorëve e kanë përkrahur fushën ekonomike ndërkaq disa të tjerë nuk dihet as për çka kanë kontribuuar, shkruan arbresh.info.
“Ka dallim edhe mes donatorëve, disa prej donatorëve kanë përkrahur në fushën ekonomike e për disa tjera shtrohet pyetja se për çka kanë kontribuar ato donacione në Kosovë. Edhe për kreditë e buta në të ardhmen Kosova duhet ta ketë rolin udhëheqës. Në raste të caktuara jo që po prodhon efekt po prodhon edhe obligim për Qeverinë sepse po duhet të ndajë pjesë të veta për implementimin e çështjeve të caktuara”, ka thënë Hamza.
Edhe kryeministri Haradinaj është pajtuar që mjetet e donacioneve të udhëhiqen nga nevojat e Kosovës./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit