Ministri i Financave Bedri Hamza ka arsyetuar sot vendimin e Qeverisë për heqjen e akcizës në mazut dhe gaz të destinuar për prodhim.
Hamza tha se ky vendim do të ketë efekt nga janari 2018 për t’i ndihmuar prodhuesit vendor.
“Ne gjatë draftimit të këtij vendimi kemi marrë parasysh edhe parandalimin e evazionit fiskal duke krijuar treg të barabartë në Kosovë. Këtu bëhet fjalë vetëm për kompanitë prodhuese për burime të energjisë ose lëndë djegëse do të jenë përfitues, jo edhe bujqit dhe individët”, theksoi ministri Hamza në Komisionin për Buxhet dhe Financa.
Sipas tij kontraktorët nuk do të lirohen nga kjo normë. Anëtarët e këtij Komisioni kërkuan se kush janë përfitues.
Deputeti Ali Lajçi nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi zbatimin e këtij vendimi në përpikëri, që mos të ketë keqpërdorime të ndryshme.
Blerim Kuqi nga AAK ka kërkuar sqarim për këtë vendim, për shembull nëse në këtë vendim hyn mazuti për prodhimin e asfaltit, ku ministri iu përgjigje kjo vlen vetëm për prodhuesit e lëndëve djegëse ose burimeve energjetike.
Komisioni nis fjalë ka mbështet këtë vendim të Qeverisë i cili pritet të hyn në fuqi nga 1 janari i vitit 2018.
Po ashtu ky Komision ka shqyrtuar edhe raportin financiar të buxhetit të Kosovës për vitin 2016.
Ministri Hamza ka arsyetuar këtë raport në fjalë duke thënë se 3.5 përqind ka pasur shpenzime më shumë për paga dhe mëditje , ndërsa ka pasur një ulje e shpenzimeve prej 2. 5 përqind krahasuar me vitin 2015. Në shpenzimet kapitale ka pasur një rritje prej 10 përqind krahasuar me vitin 2015.
Naser Osmani nga LDK ka thënë se vlerëson si një sukses për auditimin e shpejtë të këtij raporti, meqë nuk ka pasur ndonjë herë auditim më të shpejtë. Dhe sipas tij, ministri po e lexon një raport që nuk është menaxhuar nga ai.
Safete Hadërxhonaj mendon se ka pasur një dinamikë të mirë të të hyrave dhe shpenzimeve.
Mirëpo ajo tha se shkurtimet e shpenzimeve për investimet kapitale nuk është e dëshirueshme.
Sipas Enver Hotit nga Nisma punësimi me kontrata mbi vepër në bazë të këtij raporti është mbi 1300.
Hoti ngriti çështjen e mos realizimit të dividentës nga Telekomi i Kosovës për vitin 2016 dhe për shumën e madhe të pagesave për rastet e humbura në gjykata në vlerë prej mbi 6 milionë euro.
Ministri Hamza ka thënë se dividenta nuk është mbledh as në vitin 2016 as në vitin 2017 dhe nuk do të projektohet në buxhet për vitin 2018 të ketë dividentë nga Telekomi i Kosovës ose Vala për shkak të gjendjes së saj jo performuese. Sipas tij në bazë këtij raporti ka pasur tejkalim të numrit të të punësuarve në institucione publike që është e jashtligjshme.
Para anëtarëve të këtij Komisioni ka raportuar edhe ud. guvernatorit Fehmi Mehmeti për vitin 2016, ku ka vlerësuar se sektori bankar ka qenë mirë i kapitalizuar dhe vazhdon të jetë një sektor i shëndoshë.
Parashikimi i normës së rritjes ekonomike sipas tij për këtë vit është 4.4 përqind. Ai veçoi se është rritur konkurrenca bankare në vend.
Po ashtu tregoi se në 2016 pati ulje të normave të interesit bankar krahasuar me vitin 2015.
Mehmeti deklaroi po ashtu se ka pasur edhe rritje të të hyrave nga remitencat në vitin 2016.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...