Zëvendëskryeministri i dytë i Kosovës, Haki Abazi, ende po paguan për një kredi prej 20 mijë euro që kishte marrë për studime.
Ai po e bënë këtë pavarësisht se pasuria e tij dhe e prindit arrin në afër 1 milionë euro, shkruan arbresh.info.
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë kundër Korrupsionit këtë vit, Abazi kishte deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë prej 805 mijë euro në pronësi të tij dhe prindit. Një shtëpi prej 300.00 m2 në pronësi të prindit e që vlera e sa arrin në 300,000.00 euro, një shtëpi tjetër në pronësi të përbashkët me sipërfaqe prej 250.00 m2 që arrin vlerën e 250,000.00, një tjetër shtëpi me 50.00 m2 në vlerë prej 1980 30,000.00 euro në pronësi të prindit.
Prindi i tij kanë edhe një arë prej 0.50 hektarëve në vlerë prej 75,000.00 euro.
Por Abazi ka edhe dy banesa në pronësi të tij, njëra 90.00 m2 në vlerë 120,000.00 euro, ndërsa tjetra 45.00 m2 në vlerë 30,000.00 euro.
Zëvendëskryeministri i dytë i Kosovës posedon veturë Audi A8 të vitit 2017 në vlerë 20,000.00 euro, të cilën thotë ta ketë blerë nga paga dhe kursimet.
Bashkëshortja e tij ka veturë Audi A4 të vitit 2013 në vlerë 5,000.00 euro ndërsa prindi ka veturë Audi A3 të vitit 2016 në vlerë 6,000 euro.
Ai ka deklaruar edhe 140 mijë euro letra me vlerë, në pronësi të përbashkët.
Abazi ka edhe dy kredi, njëra në vlerë 20 mijë euro që e kishte marrë për qëllim të bursës së studimit në kohëzgjatje prej 5 viteve dhe tjetra e përbashkët në vlerë prej 210,000.00 që e kishin marrë për shtëpi.
Paga mujore e tij është 1,547.00 euro nga Kuvendi I Republikës së Kosovës, ndërsa bashkëshortja merr pagë mujore 4,000.00 euro nga kopshti i fëmijëve në SHBA.
Fëmijët marrin pagë-kompensim 1,000.00 euro ndërsa prindi merr pension mujor 300.00 euro.
Haki Abazi deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit e kishte bërë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën