Hajdari: 30 biznese u identifikuan për rritje të çmimeve

14:02 | 16 Mars 2020
Arbresh.info

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, në një konferencë për medie ka bërë të ditur se çmimet e produkteve janë nën kontroll.

Sipas saj inspektorët bëjnë raportime dy herë në ditë,shkruan arbresh.info.

“Është nxjerrë një urdhëresë e cila do të menaxhoj të mos ketë rritje të çmimeve, kjo është menaxhuar shumë mirë, kemi raportime dy herë në ditë dhe situate është nën kontroll”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se kryesisht për rritje të çmimeve janë identifikuar 30 biznese.

“Inspektorati i punës ka kryer inspeksione në tregun e mallrave dhe ka gjetur 30 shkelje kryesisht të natyrës së të rritës së çmimeve, Inspektorati punës ka gjetur shkelje në punë me mungesë të paisjëve personale mbrojtëse dhe dezinfektim të hapësirave”, ka shtuar ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme