Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Guvernatori Mehmeti dhe kryetari Rukiqi diskutuan mbi zhvillimet në sistemin financiar dhe në ekonominë e vendit në përgjithësi, me ç‘rast u potencuan zhvillimet pozitive që kanë ndodhur në vitet e fundit për sa i përket lehtësimit të qasjes në financa për bizneset, por në të njëjtën kohë u theksuan edhe sfidat që po pengojnë një kontribut edhe më të madh të sistemit financiar në mbështetje të rritjes
dhe përmirësimit të kushteve të financimit për bizneset.
Duke pasur parasysh se qasja në financa paraqet një fushë mjaft komplekse, e cila ndikohet nga faktorë të shumtë të cilët nuk mund të kufizohen vetëm në bankat dhe bizneset, udhëheqësit e të dy institucioneve u pajtuan që të iniciojnë një komunikim dhe bashkëpunim më gjithëpërfshirës ndërinstitucional lidhur sfidat me të cilat po ballafaqohen bankat dhe bizneset.
Bashkërendimi i aktiviteteve ndërmjet të gjitha institucioneve relevante është i domosdoshëm për të siguruar një ambient afarist i cili mbështetë një ndërmjetësim financiar më të madh, të qëndrueshëm dhe me kushte më të favorshme për të gjithë huamarrësit.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...