Drejtori i Zyrës së Auditimit në Byron Kosovare të Sigurimeve, Kujtim Greiçevci i cili është pretendent për të marrë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Byros Kosovare të Sigurimeve BKS, ka reaguar në lidhje me shkeljet ligjore që janë bërë në konkursin për këtë pozitë pas publikimit tw disa fakteve sot në Arbresh.info.
Greiçevci i ka dërguar letër Asamblesë së Përgjithshme të BKS-së dhe Këshillit Administrativ të BKS-së në të cilën ndër të tjera thuhet se ky konkurs është në kundërshtim me vendimin e Asamblesë pika III në të cilën thuhet se konkursi duhet të publikohet në tri gazeta ditore dhe në kohëzgjatje prej 10 ditësh e të publikohet në 2 gjuhë zyrtare, ndërkaq asnjëra prej tyre nuk ka ndodhur.
“Në cilësinë e Drejtorit të Zyres së Auditimit të brendshëm në BKS, në lidhje me konkursin publik të shpallur më 07.06.2016 për poziten e drejtorit ekzekutiv në BKS, duke u bazuar në të gjeturat si dhe shkeljet serioze që kanë përcjellë këtë proces ju rekomandoj si vijon:
Ai ka kërkuar që duke u bazuar në këto shkelje serioze të merret vendimi që konkursi të përsëritet.
Ndërkohë i kontaktuar sërish nga Arbresh.info, Greiçevci ka thënë se këto shkelje ligjore që janë bërë me shpalljen e këtij konkursi i dëmtojnë rëndë edhe bashkatdhetarët pasi që ata janë në pritje që Kosova sa më shpejt të anëtarësohet në Kartonin e Gjelbër dhe një veprim i tillë sipas tij, e pengon Byron Kosovare të Sigurimeve në këtë rrugëtim.
“I dëmton bashkëatdhetaeët tanë sepse ata presin në instirucionet tona e konkretisht nga Byroja Kosovare e Sigurimit që sa më shpejt të anëtarësohet në Kartonin e Gjelbër në mënyrë që ata pa pengesa të hyjnë në territorin e Kosovës që të mos paguajnë sigurim kufitar pasi ata e posedojnë Kartonin e Gjelbër që nuk vlen në territorin e Kosovës pasi që Byroja Kosovare e Sigurimeve nuk është e anëtarësuar në Federatën e Gjelbër dmth kjo e dëmton seriozisht vendin dhge nuk është serioze dhe është e papranueshm”, është shprehur ai./Arbresh.info.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës