Diferencat sa i përket rrezikut të varfërisë nuk ishin të dukshme. Në vitin 2017, mes grave kishte një përqindje prej 78.1 personash që nuk ishin në rrezik varfërie, ndërsa mes burrave kjo përqindje ishte disi më e ulët me 77.5 për qind. Dallimet gjinore në shpërndarjen e të ardhurave nuk ishin të konsiderueshme me 13.4 për gratë dhe 13.5 për burrat. /Monitor/