Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se fatkeqësisht në Kosovë, gratë që në intervistën e parë të punës, pyeten për planet e tyre personale, nga siç ka thënë, frika e punëdhënësve se mos do të bëhen nëna e do të kërkojnë pushimin e lehonisë që u takon me ligj.
Jahjaga tha gjatë tryezës me temë “Gratë në Tregun e Punës” të organizuar nga Riinvest se shoqeria kosovare është ende patriarkale dhe gruaja në Kosovë, edhe pse punon, detyrohet të përkudjeset edhe për familjen e saj pasi të përfundoj punën, shkruan arbresh.info.
Fatkeqësisht gruaja kosovare ende nuk shihet e nuk trajtohëet barabartë me kolegun e saj mashkullor. Pengesat ligjore për pjesëmarrjen e grave në ekonomi përfshin kufizimet në lirinë e tyre në të drejtën e tyre në trashëgimi. Për shkak të mentaliteti ende goxha patriarkal, gruas i mveshet përgjegjësia për tu kujdesur për fëmijët dhe për tu përkujdesur për punët e shtëpisë. Edhe ato gra që janë të punësuara janë të obliguara që të kryejnë edhe punët e shtëpisë”, ka thënë Jahjaga.
Sipas saj, në shoqërinë kosovare ende ekziston perceptimi se burrat duhet të udhëheqin ndërkaq gratë duhet tu binden atyre.
“Ka ende shumë raste kur gratë që në intervistën e parë në punë pyeten për planet e tyre”, ka thënë ajo./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1531756523556101/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation