Vetëm 20% e të gjithë ndërmarrjeve të reja të regjistruara në Kosovë janë në pronësi të grave.
Saktësisht 484 biznese nga 2311 sa janë hapur këtë vit, për pronarë kanë gratë, shkruan arbresh.info.
Ndërsa, me pronarë të përzier, burra dhe gra janë 2,7% ose 63 ndërmarrje të reja të regjistruara në tre mujorin e parë të 2020-es.
Pjesa tjetër ose saktësisht 1764 biznese kanë pronarë burra.
Në raportin mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2020 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës bëhet e ditur gjithashtu se këtë vit ka pasur rënie të numrit të bizneseve të regjistruara.
Në periudhën janar-mars 2020 janë regjistruar 2 311 ndërmarrje.
Por, periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ky numër ishte më i madh, ashtu si në tre mujorin e fundit të 2019-es.
“Në tremujorin e parë të vitit 2020 (TM1 2020) gjithsej janë regjistruar 2 311 ndërmarrje. Krahasuar këtë tremujor me tremujorin paraprak (TM4 2019) ka një rënie prej (-9.94%) të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar TM1 2020 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2019) ka rënie prej (-3.86%) të ndërmarrjeve të regjistruara”, thuhet në publikim.
Ndërsa aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin, tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 590 (25.5%), Prodhim me 363 (15.7%), Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 270 (11.7%), Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 225 (9.7%), Ndërtimtari me 213 (9.2%), etj.
Kryeqyteti është komuna me numrin më të madh të ndërmarrjeve të regjistruara, gjithsej 741 ndërmarrje të regjistruara.
“Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave ashtu si në çdo tremujorë mbizotëron komuna e Prishtinës me 741 ndërmarrje të regjistruara (32.1%), Ferizaj me 178 (7.7%), Prizreni me 162 (7.0%), Gjilani me 139 (6.0%), Peja me 133 (5.8%), dhe Fushë Kosova 101 (4.4%), ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor”, thuhet më tej në publikimin e ASK-së.
Bizneset e regjistruara kanë nga 1 deri në 249 të punësuar ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar, nuk kemi ndonjë një ndërmarrje të regjistruar gjatë këtij tremujori./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza