Sipas një parashikimi të bankës Goldman Sachs, goditja botërore ekonomike nga kriza e Coronavirusit ka gjasa të jetë katër herë më e keqe se kriza financiare.
Kjo bankë sugjeron që Shtetet e Bashkuara duhet ta rishikojnë nivelin e saj më të lartë të papunësisë që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruan CNBC, përcjell Telegrafi.
Me shumicën e ekonomive në zhvillim të botës, në një mbyllje totale si përpjekje për të ndaluar përhapjen e Coronavirusit, Goldman sheh një rënie të Produktit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë me 11 për qind krahasuar me një vit më parë dhe 35 për qind nga tremujori i mëparshëm mbi baza vjetore.
Goldman Sachs thotë se në SHBA niveli i papunësisë së përgjithshme pritet të arrijë rreth 15 për qind. Kjo do të shoqërojë një rënie të PBB-së në vend prej 11 për qind nga një vit më parë dhe 34 për qind në baza tremujore, të dy numrat gjithashtu dukshëm më keq se çdo rezultat tjetër regjistruar gjatë krizës financiare të viteve 2008-2009.
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit