Gjykata Supreme refuzon padinë e ish blerësit të “MIM Golesh” ndaj AKP-së

14:32 | 19 Qershor 2015
Arbresh.info

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka pranuar Aktgjykimin nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme me nr: C-I-14-0022 në lidhje me ndërmarrjen “MIM Golesh”, me çka i është refuzuar kërkesë padia e tij ndaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit si e pabazuar.

Vendimi i Bordit të Drejtorëve për tërheqje të aksioneve dhe kthimin e saj nën administrim të Agjencisë ishte marrë si pasojë e mospërmbushjes së kushteve të kontratës nga ana e blerësit dhe shkeljeve të vazhdueshme të kontratës së shit-blerjes, të konstatuara edhe nga auditimet e Auditorëve të jashtëm të angazhuar nga Agjencia.

Aktgjykimi thekson se vendimet e atakuara të marra nga AKP-ja janë të bazuara në ligj dhe  se vendimet e AKP-së për të tërhequr aksionet dhe rimarrë kontrollin mbi kompaninë janë lëshuar në përputhje me rregullat procedurale në fuqi./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme