Google ADS

Gjukaj tregon se si do t’i furnizoj KEK-u qytetarët me energji elektrike për festat e fundvitit

21:50 | 24 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj ka deklaruar sot se KEK-u ka bërë plan për furnizimin me energji elektrike të qytetarëve të Kosovës për natën e Vitit të Ri.

Gjukaj, pas vizitës së kryeministrit Ramush Haradinaj sot në orët e vona të natës në KEK, ka thënë se do të ulet importi dhe do të rritet prodhimi në këto ditë, shkruan arbresh.info.

“E njoftova kryeministrin me hapat që kemi marrë. U pajtuam dhe e paraqitëm një plan që për shkak të festave të fundvitit të ulim importet dhe të rritet prodhimin vendor, u pajtum që të aktivizojmë edhe 260 megavatë”, u shpreh Gjukaj.

Në anën tjetër, Haradinaj njoftoi qytetarët se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike e as ndërprerje të saj./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1638219806243105/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme