Kosova edhe në ditët e verës është duke u përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Kjo krizë energjetike pritet të vazhdojë dëri në ardhjen e “Kosovës së re”, projekti i së cilës ende nuk ka filluar. Kështu thotë drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arben Gjukaj në një intervistë për KosovaPress, ku thotë se hetimet mbi eksplodimin më 6 qershor 2014, ku humbën jetën dy punëtorë të KEK-ut, janë duke vazhduar nga policia, Kurse, TC “Kosova B”, mund të funksionojë vetëm tetë orë pa ujin e liqenit të Ujmanit.
Bisedimet e fundit në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, Gjukaj thotë se ishin kryesisht për Ujmanin dhe nuk ka ujdi për të. Arben Gjukaj vazhdon të jetë në krye të KEK-ut që nga ardhja e qeverisë Thaçi në vitin 2008 dhe KEK-u, asnjëherë nuk ka shpallë konkurs për ketë pozitë.
Për dështimin me furnizim të rregullt me energji elektrike, ai thotë se janë dy probleme të cilat ndikojnë negativisht.
“Ka mungesë të kapaciteteve gjeneruese për arsye se Kosova ka një deficit të prodhimit në krahasim me konsumin e vendit. Diku në sezonin e dimrit në bazë të shënimeve para dy viteve kemi pasur 400 megavat mungesë. Por edhe… njësite gjeneruese konkretisht “Kosova A” ka mbushur mbi 45 vjet, ndërsa “Kosova B” 35 vjet. Të dyja këto janë probleme që e përcjellin sektorin e energjisë elektrike në përgjithësi”, tha Gjukaj.
Për drejtorin e KEK-ut, plan rezervë për furnizim me energji elektrike janë dy projekte të cilat duhet të vazhdohen.
“Kosova i ka të instaluar diku 850 megavat(MËH), ndërsa konsumin në kohë të pikut ose gjatë dimrit që kërkesa është më e madhe për energji elektrike është aferë 1400 megavat. Janë dy projekte të cilat po vazhdojnë. Projekti i parë edhe pse nuk janë në menaxhimin dhe kontrollin e KEK-ut është projekti i “Kosovës së re”, dhe ideja ose ajo që ne gjatë gjithë kohës që kemi ngritur si shqetësim është rigjenerimi i TC “Kosovës A” që pak a shumë i adresojmë çështjet ose t’i kemi si zgjidhje afat gjate në sektorin e energjisë”, tha Gjukaj.
Edhe pse ka rekomandime nga Komisioni Evropian për mbylljen e “Kosova A”, Gjukaj thotë më mirë ësh të të rigjenerohet.
“Këtë nuk e di dhe kjo i adresohet aksionarit për arsye se ne menaxhojmë me asete, ndërsa nuk jemi vendimmarrës por jemi vetëm menaxhues të asetevetë cilat operojnë. Aksionar i KEK është Qeveria e Kosovës 100 për qind”, tha Gjukaj.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...