Kanë mbetur edhe dy javë deri te evenimenti më madhështor në Rahovec, festivalin e rrushit ” HARDHFEST 2015″. Në Këshillin Organizativ të festivalit thonë se gjithçka është e gatshme, ndërkaq agjenda multikulturore do të hartohet javën e ardhshme, e cila do të jetë shumë më interesante dhe përmbajtjesore, se sa viteve të kaluara.
Festivali i sivjetshëm do të mbahet në lokacionin e Shtëpisë së Verës më 5 dhe 6 shtator. Zëdhënësja e Këshillit Organizativ të festivalit, Saranda Shalën thotë se përgatitjet po rrjedhin shumë mirë, ka mbetur vetëm që draft agjenda të bëhet definitive në javën e ardhshme.
Ajo thotë se të gjitha hyrjet e Rahovecit janë të hapur për mysafirët dhe presin që ato dy ditë kryeqendra e Anadrinis, Rahoveci të jetë vend pelegrinazhi, ku mysafirët do të shijojnë produktet vendore, si dhe do të njoftohen me trashëgimin e lashtë dhe të begatshme të Rahovecit.
Sipas organizatorëve të festivalit, ky festivali do të jetë shumë më interesant dhe përmbajtjesor ,ku ditën e dytë të festivalit do të zhvillohen gara të shumta dhe lojëra të vjetra tradicionale, ku është përkujdesur edhe për pjesën artistike me pjesëmarrjen e Shoqërive Kulturore Artistike nga komuna dhe artistë tje rë nga estrada kosovare.
Hamza në Gjermani: Do të krijojmë kushte për investitorët gj...
Mbappe pranon se nuk është i lumtur në Real Madrid dhe nuk i...
Nën masa të rrepta sigurie, momenti kur grupi i dytë i emigr...
Policia gjobit me 400 euro vozitësin që drejtonte automjetin...
Princi William: Ky vit është ndoshta më i vështirë i jetës s...
Osmani takon kryeministren e Letonisë, diskutojnë për anëtar...