Komuna e Gjilanit, respektivisht, Drejtoria e Bujqësisë, sot ka promovuar projektin e tretë në bujqësi për këtë vit, atë për serra komerciale dhe gjysmëkomerciale, duke bërë kështu që këto familje të krijojnë edhe vende të reja pune në pronat e tyre.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës në fshatin Llashticë, ka thënë se ky është fshati më punëtor në këtë anë, me përkushtim të vazhdueshëm në bujqësi. Edhe më tutje kryetari tha se bujqësia mbetet prioritet me rëndësi të veçantë, si sektori që më së shumti mund të gjeneroj vende të reja pune.
“Lashtica është fshati më bujqësor, më i organizuar dhe më punëtor në lëmin e bujqësisë në Komunën e Gjilanit. Sot kanë përfituar me serra pesë fermer nga Llashtica nga gjithsej 20 në gjithë Komunën. Do të vazhdojmë me projekte dhe mbështetje tjetër, si në mekanizim bujqësor por edhe në fusha të tjera dhe kultura të ndryshme. Kryefamiljarët që punojnë duke organizuar familjet e tyre dhe përmes punës sigurojnë të ardhura për familje, do ta kenë mbështetjen e Komunës, duke u angazhuar që kosto e investimit për këto familje të jetë zerro, në mënyrë që më pas fitimi të jetë më i madh për ta. Bereqeti në këto familje nuk do të mungoj, sepse angazhimi dhe puna asnjëherë nuk shkojnë huq”, ka thënë kryetari Haziri, transmeton Indeksonline.
Ai ka potencuar se jo vetëm ky vit, por edhe viti i ardhshëm do të jenë prioriteti kryesorë, në subvencionim, përmes të gjitha mjeteve të mundshme që i ka në buxhet të Komunës dhe mjeteve tjera që do të vijnë nga donatorët, sepse siç ka thënë Haziri ky është sektori që jep zhvillim të qëndrueshëm ekonomik lokal Komunës dhe vendit tonë.
“Pa një familje të qëndrueshme ekonomikisht, nuk ka asesi mundësi që të kemi një Komunë të qëndrueshme. Nëse familja pavarësohet financiarisht me punën e vet, atëherë ne mund të ndihemi të lumtur e relaksuar sa i përket fushës së bujqësisë.
Haziri ka apeluar tek të gjithë fermerët të cilët kanë mundësi ta punojnë tokën, që të marrin shembull këto familje, të cilat janë punëdhënës të vetvetes në tokën e tyre dhe në prodhimin e tyre.
Ndërsa, drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen financiare të projekteve bujqësore, të cilat ndikojnë në rritje të prodhimit dhe krijimin e vendeve të punës.
“Falënderoj kryetarin Haziri, që me përkushtim dhe mbështetje të tij sot kemi këtë projekt të realizuar në fshatin Llashticë, që mundëson në një hapësirë të vogël të tokës të bëhet punë e madhe, rendimente shumfish më të mëdha, shfrytëzim maksimal të kohës së prodhimit dhe normalisht edhe përfitime shumë më të mëdha se në ambient të hapur. Angazhimi dhe mbështetja nga i pari i Komunës, mundësoi që ne sot të kemi projektin e tretë në lëminë e bujqësisë, pas projektit të mjedrës dhe mbjelljeve pranëverore, duke informuar se gjatë tërë vitit do të kemi projekte që janë mbështetje për bujqit dhe bujqësinë në përgjithësi. Nga ky projekt janë përfitues 20 fermer me 20 serra, ku prej tyre 10 serra janë të dedikuara për aspektin komercial-treg dhe 10 të tjera janë për nevojat familjare. Dhjetë serra janë mbulojnë hapësirën nga 300 m2 dhe dhjetë të tjera nga 150 m2”, ka thënë Ramadani në fjalën e tij.
“Uroj që ti shfrytzoni maksimalisht këto serra dhe duke falënderuar mbështetjen e vazhdushme të këtij sektori nga qeverisja Haziri, ne do të vazhdojmë me projektet tjera dhe sektorin e bujqësisë mëtojmë ta shëndrrojme në institucion punësimi”, ka thënë drejtori Ramadani.
Ndryshe, njëri nga përfituesit, Xhelal Musliu nga fshati Llashticë, ka thënë se kjo mbështetje është vend i sigurtë i punës për ta.
“Deri më tani kemi punuar në kushte shumë largë më të vështira, sepse kishim serra te improvizuara që nuk mund të prodhohej produkte aq sa do të prodhohen në këtë serrë, e cila është më standardet më të larta të ndërtimit dhe plotëson kushtet që rendimentet të jenë premtuese”, ka pohuar ai ndër të tjerash, duke falënderuar Komunën e Gjilanit për këtë mbështetje të madhe për familjen e tij por edhe për bujqësinë në përgjithësi.
Projekti për këto serra kap shifrën mbi 23 mijjë euro dhe janë ndërtuar 20 serra të investuar nga Komuna e Gjilanit.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...