Ekonomia gjermane është në prag të një recesioni. Prodhimi i Brendshëm Bruto ka gjasë të bie përsëri në tremujorin e tretë. Kështu, Gjermania zyrtarisht do të binte në një recesion teknik.
Aktualisht, përdorimi i kapaciteteve të firmave është përafërsisht në përputhje me mesataren e tyre afatgjatë. Një recesion i theksuar do të ndodhte vetëm nëse shfrytëzimi i kapacitetit do të binte dukshëm më tej, përcjell Telegrafi.
Rreziqet për një recesion të tillë janë rritur, veçanërisht pasi dobësia në sektorin e prodhimit është duke ndikuar gjithnjë e më shumë në sektorin e shërbimeve. Për momentin, megjithatë, duket se ka më shumë të ngjarë që ekonomia gjermane të rritet në vitin e ardhshëm.
Në përgjithësi, vendi pret nivele më të ulëta të rritjes për prodhimin e brendshëm bruto prej 0.4 për qind për vitin aktual dhe 1 për qind për vitin 2020, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Deri më tani, rënia është karakterizuar nga fakti se vrulli ekonomik në Gjermani është ftohur më shumë sesa në shumë vende të tjera. Fakti që ekonomia gjermane më parë ishte në një bum të theksuar dhe kështu lartësia e rënies ishte më e lartë se diku tjetër, kjo, me siguri ka kontribuar në “panik ekonomik”.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...