Qeveria federale e Gjermanisë i ka falur Bosnjë e Hercegovinës (BeH) borxhin në vlerë prej 12.8 milionë euro, raporton Anadolu Agency, transmeton arbresh.
Kusht për faljen e borxhit ishte që Qeveria e Federatës së BeH për ri-natyralizimin e zonës rreth minierës në Mostar dhe Qeveria e RS për furnizim me ujë dhe menaxhimin e ujërave të zeza në Kostjnicë të investojnë në projektet në fjalë 20 për qind të vlerës së borxhit nga burimet e veta.
Pasi që të dy etnitetet kanë përmbushur këtë kërkesë, është mundësuar falja e borxhit.
Ambasadorja e Gjermanisë Christiane Hohmann përshëndeti faktin se në këtë mënyrë bashkëpunimi financiar ndërmjet Gjermanisë dhe Bosnjë e Hercegovinës ka dhënë frute. Katër mijë njerëz në entitetin e Republikës Sërpska përfitojnë nga sistemi i ri dhe modern i furnizimit me ujë dhe menaxhimin e ujërave të zeza.
Në Federatën e BeH-së, Gjermania me natyralizimi i zonave të minierave pranë Mostarit jep një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit, jo vetëm në qytet por edhe në të gjithë rrjedhën e poshtme të lumit Neretva dhe grykëderdhjen e tij në Detin Adriatik.
Qeveria gjermane deri më tani për projektet e bashkëpunimit financiar në BeH ka vënë në dispozicion 800 milionë euro.
Ministrja Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasu...
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...