Ambasada Federale e Gjermanisë në Kosovë do të vazhdojë bashkëpunimin dhe mbështetjen e fuqishme për Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, ka qenë mesazhi i zëvendësambasadores së Gjermanisë në Kosovë Christina Gehlsen, gjatë takimit të zhvilluar në ambientet e OEGJK-së, ku është pritur nga presidenti Samir Krasniqi dhe drejtori ekzekutiv Albert Matoshi.
Në takimin njohës me zëvendësambasadoren Gehlsen, meqë ajo është ngarkuar në këtë pozitë së fundmi, presidenti i OEGjK-së Krasniqi dhe drejtori ekzekutiv Matoshi, e kanë njoftuar atë me angazhimin e OEGJK-së për të thelluar bashkëpunimin ekonomik të ndërmarrësve të dy vendeve.
Krasniqi e informoi mysafiren rreth historikut dhe krijimit të saj me 2012, duke pasur mbështetjen kryesore të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, si dhe me aktivitetet e OEGJK-së në të kaluarën dhe rolin e Odës në ndërmjetësimin mes kompanive gjermane dhe kosovare.
Ai po ashtu foli edhe për mundësitë që OEGJK ofron për të gjitha kompanitë gjermane që janë të interesuara të investojnë në vendin tonë, duke theksuar se OEGJK i këshillon ato, u jep informata të rëndësishme, si dhe po përpiqet në ndërtimin e një ure të shëndoshë bashkëpunimi mes bizneseve kosovare dhe atyre gjermane.
D rejtori ekzekutiv i OEGJK-së Matoshi, e njoftoi znj. Gehlsen, për anëtarësinë e Odës, kategoritë e anëtarësisë dhe profilin e kompanive anëtare. Drejtori Matoshi theksoi faktin se OEGJK në vazhdimësi punon në fuqizimin e partneritetit mes firmave gjermane dhe kosovare, çfarë do t´u mundësonte ndërmarrjeve të Kosovës hyrje në tregun gjerman me qëllim të ngritjes së eksportit. Ai i përmendi edhe disa nga shërbimet më të mira që ofron OEGJK, sikur është edhe sjellja e ekspertëve seniorë nga Gjermania për të ndihmuar në fusha të ndryshme bizneset kosovare.
Zëvendësambasadorja Gehlsen, duke e vlerësuar angazhimin dhe punën e OEGJK-së, u shpreh e gatshme ta mbështesë Odën edhe me tutje, si një mekanizëm lidhës ndërmjet kompanive gjermane dhe kosovare për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, thuhet në njoftimin e OEGjK-së.
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...