Google ADS

Gjermanët, të gatshëm të investojnë 30 milion euro në rajonin e Ferizajt

12:50 | 13 Tetor 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka pritë në takim investitorë gjerman, të dytët me radhë që interesohen të listohen si investitorë strategjik në Republikën e Kosovës.

Kompania “Unitas Energy” është kompani gjermane për energji solare e cila ka shpreh interesim të investojë rreth 30 milion euro në rajonin e Ferizajt. “Investitorët nga shteti ynë mik, Gjermania, gjithmonë janë të mirëseardhur në Republikën tonë. Kosova ka nevojë për investime sidomos në fushën e energjisë” – ka thënë me këtë rast, zv. Kryeministri dhe njëherësh Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Nga ana tjetër, Presidenti i kompanisë “Unitas Energy” Mike Juraschek ka thënë se në këtë fushë, ky do të jetë projekti më i madh në ballkan.

“Me 27 megavat prodhim dhe rreth 30 milion euro investim, ky do të jetë projekti më i madh në Ballkan përfshi Greqinë dhe Turqinë” – ka thënë Juraschek. Pjesmarrës në këtë takim bashkë me zv/Kryeministrin Gashi ishte dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Elmi Recica.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme