Gjatë vitit 2016 nga Ligji për faljen e borxheve publike kanë përfituar rreth 500 mijë persona fizik dhe juridik.
Kështu është bërë e ditur në takimin e parë të mbajtur parë për vitin 2017 të Komisionit Koordinues për Faljen e Borxheve publike.
Sipas njofitmit për media nga Ministria e Fianancave, zëvendësministri i Agim Krasniqi duke vlerësuar lartë të arriturat dhe përpjekjet gjatë periudhës njëvjeçare, nga 2 shtator 2015 deri më 2 shtator 2016, në zbatimin e Ligjit për faljen e borxheve publike, ai inkurajoi anëtarët e këtij Komisioni dhe gjithë institucionet përgjegjëse që ti intensifikojnë gjatë ditëve të ardhshme aktivitetet e tyre në zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-043 për faljen e borxheve publike të plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 05/L-119.
Krasniqi bëri të ditur se pas miratimit të Ligjit Nr. 05/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-043 për faljen e borxheve publike nga Kuvendi, të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të Republikës së Kosovës iu është dhënë mundësia që deri më 1 shtator 2017 të përfitojnë nga ky Ligj.
“Ai me këtë rast ju bëri thirrje gjithë qytetarëve dhe bizneseve të Republikës së Kosovës që të shfrytëzojnë mundësitë të cilat ju jep Ligji për faljen e borxheve publike, që deri më 1 shtator të këtij viti të aplikojnë për procedurat për faljen e borxheve publike në institucionet përgjegjëse.”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, kryetari i Komisionit Koordinues për faljen e borxheve Agron Thaqi, bëri të ditur se “Bazuar në raportin përmbledhës, gjatë periudhës një vjeçare, përkatësisht periudha nga 2 shtator 2015 deri më 2 shtator 2016, në zbatim të Ligjit Nr. 05/L-043 për faljen e borxheve publike, nga Institucionet Shtetërore dhe Ndërmarrjet Publike, është punuar në fushën e informimit publik për të qenë qytetarët sa më të njoftuar rreth afateve dhe procedurave ligjore për të cilat është kërkuar nga ta të përmbushen”.
“Është për tu theksuar se vetëm nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), Tatimi në Pronë, Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Korporata Energjetike e Kosovës, Kompania rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor në Prizren, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi në Gjakovë dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Mitrovicë kanë përfituar nga falja e borxheve rreth 500 mijë persona qoftë fizik apo juridik”, shtoi Thaqi.
Ai bëri të ditur se një numër i konsiderueshëm i personave kanë arritur dhe nënshkruar kontratë me institucionet përkatëse për pagesën e detyrimeve me këste.
“Gjatë periudhës një vjeçare, në zbatim të Ligjit për faljen e borxheve publike, me automatizëm janë shlyer borxhet deri në 100 Euro që kapin shumën prej 38,205,955.71 Euro. Për periudhën 2009-2014 janë inkasuar mjete në shumën prej 45,816,691.86 Euro, ndërsa për periudhën 2000-2008 janë falur borxhet në shumën prej afërsisht 240 milionë Euro, duke përfshirë këtu shlyerjen me automatizëm të borxheve dhe faljen nga e cila kanë përfituar personat fizik dhe juridik në përputhje me procedurat dhe kriteret ligjore”, shtoi kryetari i Komisionit për faljen e borxheve publike Agron Thaqi.
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...