Me organizimin e panairit të gjedhit që u mbajt tek “Butsina e Begut” në Korenicë, është mbyllur aktiviteti katërditor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Komunës së Gjakovës “Ditët e Agrobiznesit – Kosova 2015” e cila është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës.
Me rastin e mbajtjes së këtij panairi dhe organizimit katërditor, Bekim Ermeni, Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë ka thënë se në secilën ditë ka pasur aktivitete të ndryshme duke filluar nga sektori i vreshtarisë dhe verarisë, sektori i pemëtarisë dhe perimtarisë, sektori i bletarisë dhe që sot përmbyllet me panairin e gjedhit, gejgjësisht me sektorin e blegtorisë, shkruan kp.
Për këtë organizim ku kanë marrë pjesë edhe profesorë dhe studentë nga Prishtina dhe Tirana, drejtori Bekim Ermeni ka falënderuar Ministrinë e Bujqësisë për mbështetjen, organizatën gjermane GIZ dhe disa banka në Kosovë të cilët kanë ofruar mbështetje.
Zëvendësministri në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, është shprehur se ky panair paraqet një vlerësim për fermerët e vyeshëm që po punojnë për shtimin e cilësisë së blegtorisë, dhe këtë vit MBPZHR-ja ka ndarë 15.9 milion euro të parapara për investime në përmirësimin e kushteve dhe rritjes së cilësisë.
Pas vlerësimit nga ana e jurisë, në krye me profesor Hajrip Mehmeti, nga shtatë kategoritë e racave të prezantuara në panairin e sivjetshëm, fermeri më i mirë është shpallur Vehbi Dervishi nga Korenica me gjedhin e tij të racës simental.
“Jam shumë i gëzuar që në këtë me vlerësuan si më të mirin dhe më shpallen kapion të këtij panairi” është shprehur fermeri Vehbi Dervishi, i cili ka një fermë me gjashtëdhjetë krerë gjedhe.
Profesor Hajrip Mehmeti, ka konsideruar se në këtë vit konkurrenca ka qenë jashtëzakonisht e madhe dhe ka qenë e vështirë të zgjidhet më i miri, por për një nuancë më e mirë ishte gjedhi i racës simental.
“Kjo është një dëshmi se fermerët tanë janë vetëdijesuar dhe po kultivojnë sipas tretmanit të duhur gjedhët, e me këtë përkushtim po ju ofrohemi më shumë fermerëve evropianë” ka theksuar Mehmeti.
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju