Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, të martën në një konferencë për media ka paraqitur 22 rekomandime, të cilat janë formuluar së bashku me bizneset në vend, e të cilat në fund të muajit do t’i dorëzohen Qeverisë së Kosovës për pakon e re fiskale.
Ai me këtë rast tha se kjo pako fiskale do të gjenerojë rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.
“Do të kemi dhe disa takime dhe dua të besoj që kjo pako në fund të muajit do të jetë e kompletuar për t’u dërguar në qeveri që të miratohet sa më shpejt. Kemi dhe disa brenga që ka të bëjnë me zbatimin e ligjit për Trepçën. Por çka pas miratimit të ligjit dhe më tutje Trepça mbetet në mëshirën e kohës. Edhe më tutje Trepça mbetet në fatin e menaxhmentit dhe minatorëve. Trepça duhet të jetë prioritet. Trepça është resurs që meriton përkushtim. Duhet implementim i ligjit që nga Trepça të nxirret ajo çka është më e leverdishme”, tha Gërxhaliu.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...