Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se mbyllja nuk është zgjidhje, duke shtuar se pakoja për rimëkëmbje ekonomike është e nevojshme për shpëtimin e bizneseve.
“Në rend të parë duhet të kuptohet që më e mira që i ka ndodhur Kosovës është që më në fund ka institucione stabile të dala nga vota e qytetarëve. Në rend të dytë dua të besoj që një vendim i tillë është i bazuar në analizë, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit dhe besoj që kishte me qenë më e rrugës që të kemi një pako për rimëkëmbje sepse i duhet Kosovës. Efektet e mbylljes do të jenë evidente. Por dua të besoj që duhet të mendohet edhe opsioni tjetër çka është e kundërta e mbylljes sepse mbyllja nuk mund të jetë zgjidhje e problemeve në Kosovë”, shtoi Gërxhaliu.
Gërxhaliu tha se duhet një fond gjithëpërfshirës, i cili do ta mbështesë të gjithë sektorët.
“Duhet një fond gjithëpërfshirës i cili do ta mbështesë edhe gastronominë edhe sallonet e dasmave edhe hotelet edhe transportit publik. Prandaj Kosovës i duhet një infuzion financiar si ndihmë për sektorin privat sepse deri më tani është bërë shumë pak dhe nuk mund të pajtohem me qëndrimet e Bankës Botërore që thotë se Kosova do të ketë rritje për 4% për vitin 2021 dhe Kosovës i duhen dy vjet për rimëkëmbje. Kosovës i duhet ndihmë më konkrete dhe gjithëpërfshirëse”, tha ai.
Sipas tij, Qeveria Kurti duhet t’i ketë prioritete e ndara në tri etapa: emergjent, afatshkurtër dhe afatgjatë.
“Besoj që politizimi i pandemisë i ka kushtuar Kosovës shumë. Tash kur e kemi një qeveri stabile është koha kur vaksinimi të jetë prioritet. Është koha kur qytetarët duhet ta ndiejnë ndihmën shtetit dhe vërtetë Kosova nuk e ka komoditetin e pritjes edhe më tutje. Kemi humbur shumë sepse kemi pasur tri qeveri për një vjet. Duhet një dialog i mirëfilltë. Nuk jemi në një situatë të prodhojmë politikë refuzuese. Është koha kur duhet të shpëtohet qytetari. Kryeministri Kurti duhet të ketë prioritete të ndara në tri etapa kryesore, ku e para ka të bëjë me aspektin emergjent, afatshkurtër dhe afatgjatë, ku në aspektin afatmesëm është definitivisht vaksinimi mbi të gjitha”, tha Gërxhaliu.
Qeveria e Kosovës miratoi të hënën masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Këto masa për dy javët e ardhshme ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente.
Sipas këtyre masave, nga data 7 deri në 18 prill shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre. Këto biznese do të lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi”, ose marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.
Po ashtu, sipas këtij vendimi, do t’u ndalohet veprimtaria qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë./EO/
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...