Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike që pritet të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të premten, po e quan ligj të turpit, njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu.
Ai, në një prononcim për arbresh.info shprehet i befasuar se si për 10 muaj shteti nuk ishe i gatshëm të ndihmonte qytetarët dhe bizneset e veta.
“Është mëse e vërtetë që në Kosovë agjenda politike është stërngarkuar, partitë politike më së shumti luftojnë për pushtet sesa për shtet. Këtë e dëshmon edhe aj që ka ndodhë me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Lind pyetja se si është e mundur që për 10 muaj radhazi, Kosova të ballafaqohet me pandemi dhe të mos ketë gatishmëri politike dhe bashkërisht t’i sinkronizojnë aktivitetet dhe qytetari dhe bizneset ta ndjejnë dorën e shtetit”, tha Gërxhaliu.
E këto katër amendamentet e PDK-së, Gërxhaliu i quan “amoralitet politik”.
Këtë reflektim të vonshëm nga Qeveria ai e lidh edhe me zgjedhjet e humbura nga LDK në Podujevë.
“Në Kosovë shumë më tepër është penguar biznesi sesa që është ndihmuar. Këto katër amendamente të PDK që janë futur në ligjin e ri e dëshmon më së miri amoralitetin politik në Kosovë, definitivit nëse 10 muaj janë dëmtua ekonomia dhe bizneset, a nuk është ky ligj i turpit. Për tu implementuar këto duhet të ndryshohen ligjet tjera. Dhe a është dashur të pritet humbje e Podujevës nga LDK-ja dhe fitoja e VV-së, që partitë opozitare të reflektojnë. Dua të besoj që bizneset të rimëkëmben”, tha Gërxhaliu.
Ndryshe, Komisioni për Buxhet dhe Transfere me 6 vota pro dhe 3 kundër, ka votuar të mërkurën raportin me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike , duke përfshirë edhe kërkesat e PDK-së në këtë projektligj./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...